Fituesi i uniformës së Policisë ishte paracaktuar
Ish-specialisti i veshmbathejve të Policisë së Shtetit akuzon për paragjykim dhe paracaktim të subjektit që do fitonte tenderin
Sokrat Boçi: kërkesat dhe specifikimet teknike ishin të tilla vetëm për një apo dy subjekte. Anullimi i tenderit nuk shpëton hartuesit e tyre
Tenderi i blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit, pavarësisht se nuk është zhvilluar si prokurim, mban në vetvete dyshimet e veta e për më tepër ai ka lënë pa veshmbathje më tepër se 9 mijë efektivë të Policisë së Shtetit duhet të mbanin veshur uniformën e miratuar nga qeveria në fillim të vitit të kaluar.
Ish- specialisti i veshmbathjes në Policinë e Shtetit, aktualisht i papunë, nuk nguron ta quajë tenderin si të paragjykuar dhe që kishte të parapërgatitur fituesit e tij. Anullimi i tenderit, sipas tij solli edhe bllofin e firmave që sipas Boçit, ishin mprehur të shpalleshin fitues nga kërkesat specifike që i shpallnin ata fitues në mënyrë të paracaktuar.
Më tej Boçi argumenton se pavarësisht se tenderi u anullua dhe nuk pati fitues, strukturat dhe njerëzit që përgatitën kushtet dhe specifikimet teknike duhet të japin llogari për një abuzim i cili kishte nisur të kryhej, me një shumë marramendëse prej afërsisht 810 milionë lekësh.
Zoti Boçi, ju thoni se tenderi i anulluar i Policisë së Shtetit ka qenë i paracaktuar për të pasur fitues subjektet që plotësonin kushtet e përcaktuara. Për se mendoni kështu ?
Po është i paragjykuar për fitues të paracaktuar.
Është e vërtetë që Objekti "Blerje Uniformash dhe elementë përbërës të tyre për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit"me fond limit, afqërsisht 810 milionë lekë pa TVSH, i parashikuar për t'u zhvilluar me 15 qershor 2009, por i anulluar, komprometon zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe funksionarë të Policisë së Shtetit, ka problemet e tij.
Kështu së pari mund të them se Neni 20 (mosdiskriminimi) i ligjit për Prokurimin Publik i datës 20 nëntor 2006, për prokurimin publik shprehet: Autoritetet kontraktore duhet të shmangin, çdo kriter, kërkesë apo procedurë që lidhet me kualifikimin e operatorëve ekonomikë. Që përbën diskriminim ndaj çdo kategorie të tyre.
Mirë po në kërkesat teknike specifike për lotin I, blerje Uniformash dhe elementësh përbërës të tyre për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH), sipas pikës III,1.3,
Kapaciteti teknik të pikës 2, Kriteret e veçanta të kualifikimit, janë të diktuara, nga ato shoqëri që i plotësojnë ato të paracaktuara për të fituar tenderin e uniformave të reja të Policisë. Nga ana tjetër, këto kritere pengojnë pjesëmarrjen e firmave të tjera në këtë tender.
Ju thoni se kërkesat dhe specifikimet teknike janë përgatitur për ndonjë subjekt që i plotësonte këto kushte ?
Po është plotëssisht kështu. Në kundërshtim me nenin 20 (Mosdiskriminimi) të ligjit për Prokurimin Publik, i vitit 2006, vetëm për autoritetin kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, operatorëve ekonomikë, iu duhet të plotësojnë edhe disa kërkesa teknike më shumë se institucionet e tjera, për kriteret e veçanta të kualifikimit në dokumentet e tenderit. Kërkesat specifike të tepërta të kërkuara nga Policia e Shtetit janë:
Të ketë stafin drejtues, dhe teknik, inxhinier tekstil, teknolog konfeksionimi, modelist,
specialist prerjeje dhe qepjeje etj.
Pra pesë kërkesa, ose pesë njerëz më shumë.
Po në autoritetet e tjera kontraktore që trajtohen me uniformë këto kërkesa nuk janë ?
Jo aspak.
Ndryshe është vepruar në 12 lotet e tjera, përfshijnë "Blerje Uniformash dhe Elementë Përbërës të tyre", për institucionet shtetërore që trajtohen me uniformë, siç janë Ministria e Mbrojtes, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve, Garda e Republikës, etj, në procedurat e prokurimit, të këtyre institucioneve, të datës 29 korrik 2009, operatorët vihen në kushte të barabarta.
Çështjet që bënë më pas që një pjesë e këtyre tenderave të mbërrinin në duart e prokurorisë janë çështje që së paku s kanë lidhje me kushtet dhe specifikimet teknike.
Po në rastin e tenderit të Policisë, këto kushte janë të tepërta ?
Mendoj se po. Operatorët ekonomikë, konkurojnë me produkte të gatshme (Uniforma veshmbathjeje). Si prodhues konfeksionesh, operatorët ekonomikë në këtë rast, nuk konkurojnë për lëndë të para tekstile etj. Mjafton që ato të sigurojnë, sipas strukturës dhe parametrave të kërkuara nga autoritetet kontraktuese.
Në këtë rast pse duhet inxhinier tekstili etj. Modeli i Uniformave të Policisë, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në këtë rast, mjafton që operatori të zbatojë kërkesat cilësore, të përcaktuara në kushtet teknike, sipas llojit të uniformave duke arritur në këtë mënyrë nivelin e cilësisë së kërkuar në dokumentet e tenderit. Më tej në kushtet e kërkuara, janë radhitur numri i punonjësve që duhet të jenë mbi 150 si dhe numri i makinerive etj.
E përsëris edhe një herë se anullimi i tenderit nuk mund të shpëtojë hartuesit e kërkesave dhe specifikimeve teknike.
Gjithsesi nga sa unë jam shprehur edhe më parë, për mendimin tim, kjo uniformë është e jashtëligjshme dhe ka probleme që në përgatitjen e vendimit të qeverisë që në muajin janar të vitit të kaluar.
Në specifikimet teknike kërkohet që prodhuesit të jenë të çertifikuar sipas standardit të vitit ISO 9001-2000 i shfuqizuar në vitin 2008
Kërkesa e çertifikimit të cilësisë, me standard të shfuqizuar
Një tjetër defekt që Boçi e nxjerr si handikap është edhe kërkesa e çertifikimit të cilësisë së operatorëve. Sipas tij, ndër kërkesat e radhitura për t'u plotësuar nga operatorët ekonomikë, që duhet të konkurojnë për prodhimin e Uniformës së Policisë është edhe kërkesa që operatorët duhet të jenë të çertifikuar sipas standardit të cilësisë ISO 9001- 2000.
Në këtë rast mungon baza ligjore, që e bën këtë çertifikim si kriter i veçantë në kërkeat teknike specifike të kualifikimit të dokumenteve të tenderit. As në ligjin e Prokurimit Publik të vitit 2006 dhe as në vendime dhe udhëzime që kanë dalë në zbatim të këtij ligji.
Në to nuk përcaktohet se ISO 9001- 200 të jetë kriter për kualifikimin të tenderave. ISO 9001- 2000, ka të bëjë me kërkesat për sistemet e menaxhimit të cilësisë. Nuk ka lidhje me cilësinë për prodhim produktesh, sipas objektit të prokurimit (Uniforma të Policisë). Pavarësisht kësaj, kërkese teknike që shoqëritë duhet të jenë të çertifikuar me standardin ISO 9001- 2000, vendoset si kriter kualifikimi për vitin 2009. Në të kundërt sot është në fuqi ISO 9001-2008, pasi ISO 9001 2000, është shfuqizuar në nëntor të vitit 2008.
Ky mekanizëm i vendosur për përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë për prodhimin e Uniformave të Policisë së Shtetit në fakt komprometonte zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në kohën kur janë përgatitur këto specifikime. Ky dështim i bën ata me përgjegjësi edhe për lënien pa uniforma të punonjësve të Policisë së Shtetit, pavarësisht se për nga mënyra e miratimit të saj ajo përbën një çështje më vete.
Zyrarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë përgatitur kërkesat teknike të caktuar për zhvillimin e Prokurimeve të përqëndruara, në kundërshtim me ligjin, kanë pranuar kritere të veçanta në dokumentet e tenderit përkatës. Hartuesit ë specifikimeve teknike përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë kryer në kurriz të uniformës së Policisë.