E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Bulqizë vrasësi i të ëmës

15/02/2010  Ishte strehuar në një shtëpi të braktisur
LIBRAZHD- Shtetasi 50-vjeçar që goditi me sëpatë nënën është vënë në pranga nga agjentët e policisë gjatë një kontrolli në disa banesa të braktisura në Ostren të Bulqizës. Haki Miska ishte strehuar në një shtëpi pa njeri dhe kishte krijuar mundësitë për të jetuar duke ndezur zjarr dhe marrë ushqime në zonë. Kjo ka vënë në dyshime banorët, të cilët kanë lajmëruar policinë për ekzistencën e një të panjohuri në zonën e tyre. Vetëm të dielën në mëngjes agjentët kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm duke e gjetur në gjumë 50-vjeçarin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë rezistencë, por është dorëzuar duke u shoqëruar fillimisht në komisariatin e Librazhdit dhe më pas në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Haki Miska 50 vjeç gjatë një sherri familje ka marrë sëpatën dhe ka goditur nënën e tij 71-vjeçare duke e lënë pa jetë më 4 shkurt të këtij viti. E dëmtuar ka mbetur edhe vajza e tij 20-vjeçare, e cila ka tentuar ta ndalë babanë, por ka marrë një goditje në afërsi të veshit dhe dëmtime të tjera. Pritet që të rihapen hetimet edhe për zhdukjen e Mimoza Miskës 10 vjet më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›