E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit e fundit për kuotat shtesë të part-time

15/01/2010  Universiteti i Tiranës
Ka përfunduar gjatë ditës së djeshme procesi i regjistrimit për kuotat shtesë të planifikuara për sistemin e studimeve me kohë të pjesshme (part-time) në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë rezultuan pesë kuota të parealizuara, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale rezultuan katër kuota të parealizuara. Për këto vende të mbetura bosh është bërë spostimi i vijës së fituesve, duke u lënë vend edhe 5 kandidatëve të tjerë, që të paraqiten për të bërë regjistrimin për këtë cikël studimesh. Për degën e gjeografisë do të pranohen për regjistrim kandidatët Majlinda Stafa, Entela Bregu dhe Flutura Nonaj, ndërsa në degën e historisë do të regjistrohen Nure Liçaj dhe Hatixhe Kertalli. Për Fakultetin e Shkencave Sociale kanë mbetur pa u plotësuar nga dy kuota për degën e punës sociale dhe atë të psikologjisë. Sipas të dhënave të publikuara, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u regjistruan të gjithë aplikantët e shpallur fitues, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Ekonomisë do të detajojnë gjatë ditës së sotme kuotat e mbetura bosh dhe aplikantët që do të kenë të drejtë të regjistrohen me uljen e vizës së fituesve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›