Vogëlushi në klasë të parë përplaset për vdekje nga kamioni, po shkonte në shkollë
SHKODËR- 7-vjeçari K.Pashuku nuk do të ulet më në bankat e shkollës, për shkak të një aksidenti tragjik të shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 8:45 minuta në Komunën Bërdicë të qytetit verior të Shkodrës.
Vogëlushi po kalonte rrugën për të shkuar në shkollën e Bërdicës, e cila ndodhet pranë banesës së tij, kur fatkeqësisht është përplasur nga një kamion.
Përplasja ka qenë fatale për 7-vjeçarin, i cili shkonte në ditën e tretë të shkollës, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, Ramiz Qoksi 50-vjeç banues i fshatit Trushk, Komuna Bërdicë.
Komuna Bërdicë, i përket aksit Shkodër-Velipojë një zonë e rrezikshme pasi është burim aksidentesh, ndërkohë një tjetër problematikë në këtë aks është mungesa e sinjalistikës rrugore.
(e.m/BalkanWeb)