E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Kryeministri Berisha njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha, me koordinatorët dhe drejtuesit e strukturave të PD të Tiranës

Të nderuar koordinatorë, drejtues të degës së Partisë Demokratike të Tiranës dhe të nëndegëve të saj.  Së pari ju përshëndes përzemërsisht. Sapo u ktheva nga Goriçani, pata një takim dhe bisedë të shkëlqyer me fermerët e Goriçanit.  Nuk do të bëj ndonjë përshkrim tjetër për Goriçanin dhe komunat për rreth, sepse më mirë se unë dhe kushdo tjetër e paraqiti një ish-mësues i fshatit Goriçan, i cili tha se vij këtu pas 10 vitesh dhe gjej ndryshime të pabesueshme të jashtëzakonshme. Unë dua të jem i sinqertë me ju.  Dje isha në Gjepalaj dhe më mbeti në mendje një nga panoramat më të bukura, e cila më kujtoi filmat  e parë me ngjyra që kisha parë me peizazhe  të stampuara në mendjen time, si bukuri mahnitëse natyrore.  Sot shkova për të inauguruar një rrugë 8 kilometra në Goriçan, Poshnje në këtë zonë. Mbeta po kaq i mahnitur, sapo dola mbi fshat për një moment të shkonte mendja se je në bregdet, sepse e tërë fusha ishte me sera,  ndërsa kodrat ishin të qëndisura me aq vendosmëri dhe bukuri me pemë kryesisht ullinj. Fermer krenarë, të cilët mburreshin me të drejtë më ato që kishin arritur, por përsëri janë njerëz me një seri problemesh, të cilat i shtronin haptas. Probleme,  nga të cilat mësojmë realisht dhe nxjerr mësime të dobishme.  Një shembje ka ndodhur me tha njëri prej tyre dhe prodhimi i 30 hektarë sesa është bllokuar, shikoni çfarë emergjence është ajo.  Kërkohet  orientimi i Bordeve të Kullimit, sepse sera është e para që kalbet nëse nuk ndërhyn për kullimin me përparësi. Pra listohen një sërë problemesh, rrugët e prishura janë bërë të padurueshme kur shohin rrugët e asfaltuara dhe kanë të drejtë. Kanë ide shumë të qarta. Vendosëm ne të heqim TVSH për inputet bujqësore. Ne e vendosëm për ta!  Që atë ta përfitojnë ata.  Ata më bindën se nuk e përfitojnë ne skemën që ne kemi përcaktuar dhe më dhanë mendime shumë të sakta, sesi tu shkojë direkt atyre. Ne do e ndryshojmë sepse e  TVSH,  se për ata e hoqëm, që tu ulim 20 përqind koston e plehërimit, koston  e ndërtimit të serave e kështu me radhë. Kjo formë townhall e komunikimit përben me të vërtetë një orë mësimi të shkëlqyer për ne dhe programin tonë. Dhe unë dua  ti përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë ata fermerë dhe të gjithë  fermerët shqiptarë për punën e jashtëzakonshme që bëjnë.

E dini ç’më tha njëri prej tyre, gjëja më e bukur: Pse more doktor, e di pse nuk flasin gazetarët për ne?  I thashë unë po, ata nuk flasin, sepse rrinë në atë trekëndëshin e artë. - Jo jo , tha nuk është aty puna !  Po ku është puna i thashë unë?! Puna është se ata  besojnë se të gjitha, mollët qumështi, vezët, domatet , trangujt, pjeshkët, shalqinj  bëhen në kafe nuk bëhen nga ne. Apo bëhen në studio.  Jo more i thashë unë, deri këtu kanë arritur?! Po tha; deri  këtu kanë arritur.

Se kjo ishte një shaka,  por e vërteta është që sa më shumë të flitet për këta njerëz punëtorë, sepse krenaria e tyre ishte  e madhe. Njëri prej tyre më tregoi serën. Të gjitha më tha se, i eksportoj këto dy vitet e fundit, në Lituani, Estoni dhe gjetiu. Çdo prodhim. Tjetri tha se unë prodhoj rasatin e  Divjakës. Divjaka këtu tek unë vjen dhe merr  rasatin. Divjaka është vendi që prodhon 3 herë edhe më shumë në vit.

Pra , ky bashkëbisedim po pasuron do të thosha në mënyrë të shkëlqyer. Në mënyrë të shkëlqyer programin tonë. Ne kemi ekspertët më të mirë, ne kemi të gjitha qarqet akademike që u jam shumë mirënjohës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në program. Kemi specialistë të shkëlqyer që kanë vite  që punojnë reforma, por absolutisht mendimi i tyre është i domosdoshëm për  programin e Partisë Demokratike në 4 vitet që vijnë. Një optimizëm i madh në fitoren  e Partisë Demokratike, sepse çdo problem që shtrojnë shumicën i shtrojnë për mandatin e ardhshëm. Kjo është  fushatë elektorale dhe ne do bëjmë gjithçka që sa më shumë, që tu vëmë njerëzve sa më shpejtë, por në tërësinë e tyre probleme që kanë të bëjnë me mandatin e ardhshëm dhe që i besojnë Partisë Demokratike.

Dy gjëra dua tu sqaroj. Ka një zhurmë të sotme jo të vogël lidhur me KQZ. Çfarë dua tu them unë ju, këtu të dashur të pranishëm dhe qytetarëve që na ndjekin. Në shekuj, parim themelor i funksionimit të shtetit të marrëdhënieve ka qenë dhe mbetet respektimi i marrëveshjeve.  Ndaj dhe them gjithmonë “pacta sunt servanda” marrëveshjet janë për tu nderuar.

Në vitin 2003 me ndërmjetësim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar, me ekspertët më të mirë të këtij komuniteti është firmosur marrëveshja  midis ish-kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Partisë Demokratike në të cilin është vendosur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë i balancuar. Dhe është vendosur për balancë, është pranuar për balancë raporti që dikton kushtetuta e vendit. Qeveria është shumicë, pakica kontrollon. Është vendosur raporti  4 me 3 dhe i është dhënë fuqi bllokuese pakicës.  Mbi këtë bazë, ne ishim opozitë dhe ky ishte ndërtimi i KQZ-së në vitin 2005. Ne erdhëm në pushtet opozita u tregua e arsyeshme, pranoi tërësisht këtë marrëveshje. Dhe Komisioni Qendror u riformatua 4 me 3 në favor të qeverisë. Kjo ndodhi në zgjedhjet  e 2007-ës, kjo ndodhi në zgjedhjet e 2009 dhe janë votuar Kodet. Kjo ndodhi në kodin e ri që u votua në 2013, për zgjedhjet e 2013. Është balanca. Po është normale . Forcat politike bëjnë marrëveshjet e tyre si mbas parashikimeve që ato kanë, sipas vlerësimeve që ato bëjnë, por kjo nuk do të thotë që ato i marrin institucionet në shpinë jo. Shkon tek tjetri, por institucioni duhet balancuar, nuk mund të ç’balancohet institucioni, pse vrapojnë forcat politike është normale. Pra, nuk mund sepse është fryma e Kushtetutës ajo që dikton, që përcakton rolin e shumicës, rolin e pakicës është marrëveshja politike, e cila në vlerën e saj është e barasvlershme me normën kushtetuese të vendit, e cila ka përcaktuar si balancë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve raportin 4 me 3 dhe ka përcaktuar në komisionet e tjera raportin 50 me 50, siç dihet. Pra këtu nuk duhet të mendoi kush se mund ti marri institucionet në shpinë, janë institucionet të palëkundshme. Cili ishte qëllimi i zotit Rama, ishte qëllimi të përmbyste maxhorancën. Në qoftë se maxhoranca do përmbysej do të kalonim në rolin e pakicës siç kemi kaluar në 2005, kjo është e vërteta. Ai hapi lajmet që ra qeveria e Berishës, madje më ranë në telefon po se këta janë të tmerrshëm për propagandë, jo më jo i thash miqve të Ramës e keni provuar ju këtë punë. Keni ardhur, keni ikur do vini dhe do ikni prapë, historia kjo është. Është ndryshe pak.  Pasi dështoi me këtë, mendoi tani se rrëmbeu, por nuk rrëmbehen institucionet, ligji është ligj. Urdhëro zotëri do negociojmë po deshe marrëveshjen, por marrëveshja që është në fuqi. Kur të duash këtu jam hapim negociatat, po deshe të riformulojmë marrëveshje tjetër, atë që është do ta respektojmë.

Pastaj sot përsëri është betuar se do të ndërtojë zyrën e taksimit  në kryeministri, është unik. Ka zgjedhur për  Sekretar të Përgjithshëm krye ekspertin e gjobave , Fillim Çakulin kurse 2K do të jetë kryetari  i zyrës.

Mund ta imagjinoni ju këtë gjë domethënë apo jo. Po tha. Dogana, pasi na ka thënë se do ti shkrijë e do vejë Cac  Angjelin , etj, etj e me radhë, tani u turpërua nga Caci dhe thotë do t’ia jap një kompanie të huaj. Por , zyrën e gjobave do ta hapte në kryeministri dhe ka përzgjedhur një kryemjeshtër të gjobës, se s’ka për të ardhur kurrë, këto s’mund të ndodhin, por janë vetëm fantazi .

Këtë ia tha edhe biznesit ai dhe pati ndonjë prej tyre që  s’dua të ndalem me të. U tha,  ja ashtu është ai, e zëvendësojmë, se gjykata është thertore , Gjykata Administrative është thertore. E kuptoni ju fjalorin. Do të jetë zyra e partisë ajo që është zyra e drejtësisë.

Megjithatë, e vërteta është se zotëria po bëhet çdo ditë dhe më i pa besueshëm para shqiptarëve. Po shqiptarët e shikojnë totalisht , Arben harrova se premtoi edhe  linjën. Do ta fitosh kur të hapen ofertat. Çoi një ftesë:  “I nderuar zoti kryetar i opozitës. Janë kaq , kompani që kanë shprehur interes për linjën Tiranë -Prishtinë. Të ftoj të çosh përfaqësuesin tënd kur të  vlerësohen ofertat.”

Tha sot se do të ndërtojmë linjën. Po çdo ndërtosh ti linjën, do bësh “ehh”? Po. Linjën e ndërtojmë ne. E kam thënë historinë e atij. Këto kisha unë. Ju përshëndes dhe ju lutem shumë mos harroni atë fjalën që më tha fshatari për ju . Unë i thashë që janë të mrekullueshëm gazetarët, por një problem e kanë me kafenetë. Se aty është gjeneratori I të gjitha lajmeve.

Mirupafshim, Natën e mirë.”


10/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›