E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha iu uron mirëseardhjen në kabinet ministrave më të rinj të qeverisë

Kryeministri Berisha iu uroi sot ministrave të rinj të kabinetit, detyrën e re dhe mirëseardhjen në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në postin që ata mbajnë.

Duke u ndalur në biografinë e anëtarëve më të rinj të kabinetit, kryeministri vlerësoi përgatitjen e tyre profesionale, përkushtimin në detyrë, por edhe aspektin human në shërbimet e ofruara qytetarëve, si në rastin e ministrit të Shëndetësisë, doktor Halim Kosovës, apo shpirtin e qëndresës në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, si në rastin e zotit Visar Zhiti, Ministrit të ri të Kulturës.

Duke vlerësuar figurën e zotit Zhiti si një përfaqësues i denjë i shtresës së të përndjekurve politikë, të cilët kanë qenë dhe mbeten mbështetja kryesore,  e vendosur, e pamposhtur  e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj, Kryeministri tha se idetë e kryetarit të opozitës  Rama, i cili do të bëjë shpërblimin e të përndjekurve politikë, duke u bërë edhe njëherë proceset gjyqësore, janë lënduese jo vetëm për shtresën e të përndjekurve politikë, por për një shoqëri të tërë. “Nuk mund të mos bëj një koment këtu tek shoh përpara Visar Zhitin, kur dëgjoj përçartjet e përditshme të zotit Rama i cili pasi shkoi në hell mësues, infermierë e fëmijë, tani  tha se Spaçi ka qenë një pasuri e madhe. Spaçi  ka qene një ferr i vërtetë, sigurisht ishte pasuri për bllokmenët  se garantonin pushtetin duke burgosur e internuar kundërshtarët e tyre. Teoria e tij që do të bëjë shpërblimin e të përndjekurve politikë, duke u bërë proceset gjyqësore është absolutisht një rikthimi i sigurimit të shtetit, në hetuesi, prokurori e gjykata në mënyrë që të zbatojë doktrinën e etërve ndaj tyre., u shpreh kryeministri.

Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha:

“Së pari, le tu urojmë edhe njëherë detyrën ministrave të rinj, personalitete në fushat të cilat drejtojnë në këtë qeveri, poetit dhe shkrimtarit të shquar, njërit prej rezistentëve  prej të pamposhtur të regjimit diktatorial , të riut zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë, kundërshtimin e një regjimi barbar, midis bulevardeve zgjodhi Spaçin për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Zoti Visar Zhiti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit, por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës të kombit shqiptar, një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politikë, të cilët kanë qenë dhe mbeten mbështetja kryesore,  e vendosur, e pamposhtur  e demokracisë , lirisë vlerave të saj, PD në tërësi. Ndaj edhe njëherë dua tu uroj suksese!

Dua ti uroj suksese të përzemërta doktor Halim Kosovës këtij humanisti të shquar, njeri që i frymëzuar nga parimet më të larta njerëzore të shërbimit ndaj njeriut në njërën prej fushave më delikate, më të rëndësishme, ka shkrirë energjitë e tij me sukses të madh, me përkushtim të madh ju ka shërbyer dhjetëra, mijëra qytetarëve, ka pritur në jetë mijëra  e mijëra foshnje, qytetarë sot të këtij vendi, ka asistuar me kompetencë të madhe atyre, nënave të tyre. Doktor Halim Kosova është, do ta thosha këtu dhe të më fali ndokush tjetër, por ka dëshmuar gjatë këtyre viteve, aftësi menaxhuese të shkëlqyera gjithashtu, çka nuk është shumë  e zakonshme në botën mjekësore, ndaj dhe ne këtë aspekt, ky sektor udhëhiqet, jo vetëm nga një personalitet me kompetencë shkencore, me aftësi profesionale të madhe, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, por udhëhiqet gjithashtu edhe nga një personalitetet aftësi menaxheriale shumë të zhvilluara dhe kam besimin e madh se reformën do ta cojë përpara.

Shkëlqen me mungesën e tij ministri i ekonomisë, zoti Florion Mima, i cili është i ngarkuar me një detyrë jashtë shteti për momentin. Edhe ky është një reformator i shquar, emërimin e  të cilit bota e biznesit e ka pritur me kënaqësi të veçantë. Dua të theksoj këtu, se zoti Mima ka një kontribut shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat e kryera gjatë këtyre viteve nga qeveria e PD dhe koalicionet e saj, një njeri me integritet, me një aftësi profesionale dhe përkushtim të madh. Ai është një promotor i vërtetë i tregut të lirë, i inisativës së lirë në Shqipëri, ndaj dhe unë i uroj shumë suksese në detyrë dhe shpreh kënaqësinë se do të vazhdojmë vendosmërisht reformat.

Nuk mund të mos bëj një koment këtu tek shoh përpara Visar Zhitin, kur dëgjoj përçartjet e përditshme të zotit Rama i cili pasi shkoi në hell mësues, intermierë e fëmijë, tani  tha se Spaci ka qenë një pasuri e madhe. Spaçi  ka qene një ferr i vërtetë, sigurisht ishte pasuri për bllokmenët  se garantonin pushtetin duke burgosur e internuar kundërshtarët e tyre. Për etërit e Ramës, natyrisht, por për shqiptarët dhe ata që vuanin aty ka qenë  një superferr. Spaçi ka qenë gulagu më i egër që ka ekzistuar në hapësirën ish komuniste. Teoria e tij që do të bëjë shpërblimin e të përndjekurve politikë, duke u bërë proceset gjyqësore është absolutisht një rikthimi i një harte të sigurimit të shtetit, në hetuesi, prokurori e gjykata në mënyrë që të zbatojë doktrinën e etërve ndaj tyre, që nuk do të ndodhë kurrë, por në këto përçudnime u ndala sepse janë lënduese për një shoqëri të tërë, jo vetëm për shtresën e të përndjekurve politikë që u premton edhe njëherë procese gjyqësore nga ata që i kanë dënuar herën e parë dhe jo nga të tjerët. Zoti rama duhet ta dijë se ligje ky vend dhe është para Partisë së Punës, para shndërrimit të saj në Parti Socialiste sepse ka qenë Parti pune në vitin 1991, kur ne kemi përcaktuar ligjin e njeohjes së persekutimit politik, kemi përcaktuar parimet kryesore. Tani ky do të rikthehet në kohën e Ramiz Alisë, por nuk mund të rikthehet. Por le të vazhdojë këto përçartje edhe pak kohë se e vërteta është që ora po afron, dita po afron, energjitë po e lëshojnë, këto janë punë të tij, nuk janë çështje të miat se unë çështjet i kam me zgjedhësit.


10/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›