E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Komisionit të Emergjencës Civile

Kjo është mbledhja e Komisionit të Emergjencës Civile, të cilin e kryeson zoti Oketa, por unë erdha sot për të përcaktuar së bashku edhe njëherë drejtimet më kryesore të punës. Emergjenca është emergjencë, faza e emergjencës nga qeveria nga Këshilli i Ministrave i ka ditët e numëruara çfarë do të thotë se duhet të veprohet në mënyrën më të shpejtë dhe energjike. Nuk është se nuk zgjatet dot afati sepse afati zgjatet në parlament, por banorët e Gërdecit dhe të fashtrave përreth do të donin që të kompletoheshin sa më shpejt në fshatrat dhe zonën e tyre.

Së pari duhet të intensifikojmë sërish operacionin e kërkimit janë 13 qytetarë punëtorë të fabrikës dhe banorë të zonave përreth, të cilët mungojnë, për të cilët nuk ka dijeni se ku ndodhen. Emrat e tyre duhet t`u jepen mediave menjehërë. Këta janë Jetmir Deliu, Flavio Deliu, Irena Deliu, të gjithë anëtarë të një familjeje, Mane Qinami, Shkëlqim Cani Bukurie Cani punëtorë të fabrikës, Zilie Kaca nga Gërdeci, Shqipe Alhasa nga zonat përreth, Arben Hasa dhe Mete Haziraj nga Vora, Endrit Dvorani nga Tirana, ekonomist i firmës dhe Ilirian Malci nga Laçi . Do të intensifikohen kërkimet në rrënojat e fabrikës në zonën e kraterit nëse lejojnë shpërthimet.

Ministria e Shëndetësisë do të ndjekë me të gjithë potencialin gjendjen e të plagosurve, do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme siç janë bërë deri më sot, për shpëtimin e jetëve të tyre duke i nisur për mjekime të specializuara kur ta gjykojnë mjekët se është e nevojshme.
Probleme shumë serioze do të fillojnë në fshatin Gërdec dhe në zona të tjera ku ka shtëpi të prishura dhe kafshë të mbetura nën rrënoja, të cilat kërcënojnë me përhapje epidemie në rast se nuk merren masa të menjëhershme. Asgjë më të rëndësishme se pastrimin e zonës së pari nga predhat dhe së dyti nga rrënojat nuk ka. Në këtë operacion duhet të angazhohet xhenio, duhet të punësohen me kontratë punëtorë nga fshatrat nga zona. Duhet që të bëhet evadimi sa më i shpejtë i rrënojave. Të përcakttohet zona e grumbullimit të tyre që sot dhe pas çminimit të fillojë me shpejtësi të madhe tërheqja e tyre.


Vlerësimi i dëmit do të bëhet paralelisht me të gjitha këto. Një vlerësim paraprak është bërë. ALUIZNI do të ofrojë 200 punonjës i ka të specializuar për vlerësimin e ndërtimeve, disponon hartën e plotë të paradëmtimit dhe duhet të fillojë me shpejtësi së bashku me punonjësit e prefekturës të emergjencës civile vlerësimi i dëmit.
Në vlerësimin e dëmit duhet të përcaktohen gjithashtu shtëpitë me dëmtime të rënda  që duhet të shemben, të cilat nuk mund të rindërtohen. Rreth 300 ndërtesa  janë të shembura dhe 185 janë me dëmtime të rënda. Të përcaktohet këto me dëmtime të rënda, por kjo do të kërkojë dhe ekip të specializuar inxhinerësh ndërtimi. Prandaj Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do të përcaktojnë se cilat banesa duhet të rindërtohen, cilat do të ndërtohen nga e para që të procedojmë me shpejtësi për hapjen e shesheve të ndërtimit.


Së treti në rast se ndërhyrja është jo e thjeshtë pa u bërë çminimi në zonën e dëmtuar të shtëpive, mund të fillojë ndërtimi menjeherë në të gjithë pjesën tjetër.  Aty ku janë komisionet të përcaktojnë disbursimin e dëmit në mënyrën  më të shpejtë të mundshme,  sepse në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë liste 1600 shtëpi dhe objekte me dëmtime të lehta .
Le të punojmë paralelisht me zhdëmimet. Ne do të zhdëmtojmë dëmin e krijuar. Me ndërhyrjen tonë ne do bëjmë zhdëmtimin e plotë. Nuk mund të ketë asnjë lloj hezitimi që ne zonën t`a rindërtojmë tërësisht më mirë se ç`ka qenë në kuptimin e ndërtimeve. Në kuptimin tjetër zona është e dramatizuar sepse ka pësuar një shok psikologjik dhe të gjithanshëm. Shpejtësia është kushti i kushteve për të mbyllurr sa më shpejt këtë fatkeqësi. Të gjitha dëmet e vlerësuara në një shifër të përafërt ne do t`i kemi  nesër për të kërkuar ndihma sepse ndihma janë ofruar nga vendet mike nga institucuone ndërkombëtare, sikurse janë hapur numrat e llogarive.


Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve punonjësve të kontribuojnë në këto numra llogarie. Personalisht do të kontribuoj me një rrogë mujore familjare. Kush të mundet të kontribuojë në këtë fond përt qytetarët e Bashkisë së Vorës është një moment i rëndësishm për të dëshmuar solidaritetin me ta. Janë të shumta kompanitë, të cilat kanë dhënë ofertat e tyre në të gjitha aspeketet. Komisioni i Emergjencës duhet të vendosë fax, telefon dhe numrat e llogarive sepse kompanitë sipas rastit ofrojnë atë që kanë mundësi dhe atë që prodhojnë. Një kompani më njoftoi se ofronte tjegulla për 15 banesa, një tjetër mund të ofrojë materialet që prodhon.  Me kompanitë oferta është më e larmishme dhe ne i vlerësojme dhe i mirëpresim.
Emergjencat civile punonjësit që do të marrë shtesë do t`i marrë nga zona e dëmtimit, pastaj për ekipet tjera që mund të jenë të specializuara natyrisht do të mund të maten sipas nevojave.


Fshati Gërdec është rrënuar. Mund të bëhet këto dy ditë një takim me përfaqësuesit më kryesorë në qoftë se duan ne shtëpitë ua ndërtojmë aty ku i kanë në rast se dëshriojnë ne u ndërtojmë një fshat në përputhje me një plan të ri. Kjo kërkon një ujdi të plotë mes tyre sepse aty është e mundur të ndërhyhet për riurbanizimin pas shkatërrimit  është i madh.
Regjistrimi i plotë i të gjitha dëmtimeve të biznesve, të cilat kanë qenë burim punësimi dhe mirëqenie aty. Ndihmë dhe kreditim me përparësi për to që të rrisim kapacitetet dhe të mund të punësojmë më shumë nga zona. Ushtria po bën një punë shumë të madhe qoftë në kërkim qoftë në çminim, por do të jetë e domosdoshme që xhenio të përgatitet me të gjitha mjetet të vendoset në fushim aty sepse me xhenion do të jetë një punë më e zgjatur.


Së fundi zoti Nishani familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim  qarkullues dhe shpenzimet e varrimit duhet t`i marrim përsipër ne. Të rritet përkujdesi në dy konvaleshencat, ndonëse unë i vizittova dje ata ishin në kujdes të plotë, por sidoqoftë një kujdes më i madh kishin marrë dhe mjekë dhe psikologë ndonëse është një traumë psiqike shumë e thellë edhe tek ata që nuk kishin humbur njerëz. Ishte një valë goditëse e përmasave të papara ndonjëherë këtu, por rëndësi të jashtëzakonshme ka që çdo minutë kushton, ndaj dhe ne duhet të jemi non-stop në punë në këto drejtime kryesore që përcaktuam.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›