E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr ngushëllime nga Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kryeministri Berisha ka marrë sot një mesazh ngushëllimi nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Në fjalët e saj zonja Merkel shprehet:

“I nderuar Zoti Kryeministër,

Me tronditje të thellë mësova lajmin rreth aksidentit të rëndë të shpërthimit pranë kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Lajmet e tmerrshme rreth numrit të madh  të personave të vdekur dhe të plagosur më mbushën me pikëllim.

Dëshiroj t’ju shpreh ndjenjat e mia të thella të simpatisë për Ju dhe për familjarët e viktimave. Gjatë këtyre orëve të rënda mendimet e mia janë për ata që kanë humbur miq e të afërm. I uroj të gjithë të lënduarve një shërim të shpejtë e të plotë.”, përfundon mesazhin e saj Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›