Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës në qarkun e Beratit, ka përuruar përfundimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave të Lapardhasë dhe të Moravës. Kryeministri ështÃ

Kryeministri Fatos Nano, gjatë vizitës në qarkun e Beratit, ka përuruar përfundimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave të Lapardhasë dhe të Moravës. Kryeministri është shoqëruar nga ministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino, nga drejtues të pushtetit vendor dhe deputeti i zonës Erjon Braçe. Në këto fshatra Kryeministri është pritur nga qindra banorë të këtyre zonave.
Përurimin e tyre, Kryeministri Nano i konsideroi fryte të punës së përbashkët, të projekteve për zhvillim dhe produkt të investimeve të qeversië shqiptare, të cilat garantojnë furnizim pa ndërprerje me ujë të banorëve të këtyre zonave. "Për ujin e pijshëm në Lapardha e Moravë, tha z.Nano, është harxhuar gati gjysëm miliard lekë. Kjo është mënyra se si i përdor qeveria taksat e ligjshme, me të cilat ju respektoni e ndërtoni shtetin".
Këto investime dhe të tjera në të ardhmen, theksoi Kryeministri, kanë rritur shpresën për jetë më të mirë. Këtë fakt po e vërtetoni vetë, psh. komuna e Moravës vetëm në vitin e fundit është shtuar me 1 mijë banorë të rinj. "Mbi ujësjellësin do të vazhdojmë ndërtimin e rrugëve, mbi rrugët do të vazhdojmë ndërtimin e shkollave e krahas tyre të qendrave shëndetësore, të tregjeve, do të vazhdojmë të kreditojmë sipërmarrjen që shet gjithnjë e më shumë produkte të këtyre zonave në tregun kombëtar dhe ato të rajonit ku jeni hapur", tha Kryeministri.
Ndërtimi i ujësjellësit të Moravës është një investim me vlerë prej 30.500 milion lekë. Ai furnizon me ujë 600 familje. Ndërsa ujësjellësit i Lapardhasë ka një vlerë prej 14.400 milion lekë dhe furnizon me ujë 184 familje.