Në vazhdim të vizitës në qarkun e Beratit, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar takime me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Beratit. Në fillim, Kryeministri ka përuruar rikonstruk
Në vazhdim të vizitës në qarkun e Beratit, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar takime me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Beratit. Në fillim, Kryeministri ka përuruar rikonstruksionin e shkollës së mesme të muzikës dhe ka vizituar nga afër ambientet dhe infrastruturën mësimore të kësaj shkolle ku eshte takuar dhe ka biseduar me mesues dhe nxenes se kesaj shkolle mbi mundesite e metejshme te zhvillimit ne kete drejtim. Më pas, ai ka zhvilluar një vizitë në shkollen e mesme të përgjithshme "Bab Dud Karbunara", ku ka peruruar sallën e re të kompjuterave dhe bibliotekën e kësaj shkolle te cilat jane dhuruar nen kujdesin e drejperdrejte te kryeministrit premtuar disa muaj me pare gjate vizites ne kete shkolle.
Më pas, z.Nano ka zhvilluar në Pallatin e Kulturës një bisedë më nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Beratit. Takimi është zhvilluar si një bashkëbisedim të hapur dhe të lirë mbi problemet dhe të ardhmen e tyre, modernizimin e programeve infrastrukturës arsimore në Shqipëri, mundësitë gjithnjë e në rritje për konkurimin e të rinjve shqiptarë jo vetëm në universitet brenda vendit, por edhe në universitet europiane apo ato ameriane dhe integrimin e nxënësve dhe studentëve shqiptare në realitetet e botës moderne. Me këtë rast, Kryeministri Nano iu drejtua nxënësve të pranishëm:
"Unë vij me dëshirë në Berat, sepse ky qytet dhe kjo zonë jep një nga shembujt më të qartë sesi riprodhon siguria dhe shoqëria shqiptare vlerat e saj, sesi një qytet me histori më shumë se 2000 vjeçare mund të ketë kaq të adhme, kaq garanci dhe shpresë sepse ka një rini të jashtëzakonshme si ju. Më vjen mirë që ju e respektoni mbajtjen e fjalës së dhënë.
Shteti i ri demokratik që po konsolidojmë nuk ndjehet i vetmuar me mbështetjen e zhvillimit të arsimit dhe të të gjithë infrastrukturës tjetër ekonomike dhe shoqërore që garanton karrierë të sigurtë për këtë brez masiv cilësor që jeton dhe zhvillohet në Shqipëri. Qeveria nuk ndjehet e vetmuar sepse ka ditur të ndërtojë mesazhe të qarta komunikimi me shumicën dërrmuese të popullsisë vitale të vendit, me komunitetin e sipërmarrësve të zhvilluar bindshëm në këto 10 vjet e fundit, me shoqërinë civile që është një nga faktorët dhe protagonistët e përtëritjes së vlerave dhe të paraqitjes së tyre në sytë e botës, në të cilën po integrohemi dhe veçanërisht më këtë shpirt dhe me këta bartës të solidaritetit tradicional të shqiptarëve, të cilët dinë edhe të kontribuojnë, përveç fondeve buxhetore që gjithnjë e më qartë po programohen në mbështetje të zhvillimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional dhe të konsolidimit të thithjes të pothuajse të të gjithë atyre që mbarojnë gjimnaset dhe shkollat e larta të vendit, - sivjet klemi një numër prej afro 60 mijë studentësh,- me kontribute dhe resurse që vijnë edhe nga qendra të tjera të zhvillimit, nga pushteti vendor, nga sipërmarrja lokale dhe kombëtare, nga shoqatat, nga agjencitë e zhvillimit, vendase dhe të huaja, që garantojnë gjithnjë e më shumë donacione dhe financime për projekte të zhvillimit të edukimit, të arsimit, të ekonomisë së re, të teknonologjisë dhe të shkencave gjithnjë e më konkuruese edhe në tregun shqiptar, të cilave unë jam i lumtur që ju po i përgjigjeni me kaq pasion dhe me kaq kërkesa realiste dhe në të ardhmen.
Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi të qëndrueshëm dhe prandaj një numër i madh inisiativash ligjore, një numër i madh programesh buxhetore dhe jo buxhetore, marrëveshjesh dhe negociatash ndërkombëtare shkojnë në dobi të konsolidimit të arsimit, ashtu siç shkojnë pjesa më e madhe e lehtësive të lëvizjes së lirë dhe stimujve për financimin e programeve të integrimit të rinisë në jetën ekonomike dhe shoqërore, në dobi të zgjerimit të hapësirave dhe të garantimit të karrierës, të punësimit, si dhe të forcimit të aftësive konkuruese të rinisë shqiptare në një proces përafrimi dhe integrimi në Europën e Bashkuar.
Më vjen mirë që gjimnazet shqiptare vazhdojnë të prodhojnë kontigjente shumë të suksesshme dhe konkuruese, talente, vajza dhe djem, të cilët jo vetëm këtu në Berat por edhe në qytetet më të vogla të vendit arrijnë të kapërcejnë masivisht konkurset e paninimit në shkollat e larta dhe në universitetet e shumta që janë krijuar në vend. Dhe jo vetëm ka. Një numër gjithnjë e më i madh, që tashmë konkuron me numrin e studentëve në shkollat tona të larta, - rreth 58-60 mijë studentë - kanë arritur të integrohen në shkollat e larta të vendeve fqinje, të Europës dhe të SHBA-së. Pra, ju keni lindur dhe do rriteni në një kohë shumë të përshtatshme, të mbështetur dhe pa pësuar fërkimet e hapjes dhe integrimit të Shqipërisë me botën moderne, duke garantuar një të ardhme të sigurtë për veten tuaj. Ju keni lindur dhe po rriteni, ju po vini ne qendrat e votimit për herë të parë gjihashtu, në një kohë kur Shqipëria po luan një rol të pazëvendësueshëm dhe të zgjerimit të hapësirave të lëvizjes në pjesën jugore të Europës, si dhe po pranohet gjithnjë e më me shumë avantazhe dhe mbështetje në komunitetin e popujve të qytetëruar, në kontinentin europian, në organizatat ndërkombëtare që sigurojnë edhe më shumë mbështetje për cilësi edukimi, për ritme zhvillimi, si dhe për zhvillim të infrastrukturës me të cilën garantoni karrierën dhe lëvizjen në një botë që është gjithnjë e më globale.
Ndërkaq dua të vlerësoj gjithashtu si të përgjegjshme vlerësimet tuaja se në këtë botë duhet të konkurosh që të fitosh. Në rast se Kryeministri brenda një kohë të shkurtër viziton dy herë gjimnazin "Bab Dud Karbunara", takimi me ju sot më bën të jem akoma më i stimuluar për të përballuar dhe zbutur konkurencën midis "Bab Dud Karbunarës" dhe "Kristaq Capos", sepse me gjithë se "Bab Dud Karbunara" paska numrin më të madh të gjimnazistëve në qytet,edhe shkolla Kristaq Capo ka nje numer të madh të vendeve në këtë sallë.
Qeveria dhe partia që unë drejtoj janë në një proces përtëritjeje, e cila nuk mund të arrihet pa biseduar shtruar me brezin e ri dhe me votuesit për herë të parë, për të kuptuar sesi duhet të konsolidohen programet e orientuara nga ardhmja që ka shteti, apo sesi duhet të orientohet më mirë tek ju bashkëpunimi me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare që na mbështesin në procesin e integrimit në BE.
Unë jam mik me te gjithë gjimnazistët dhe vij me kënaqësi në takimin me ju, duke mos braktisur dhe nxjerrë jashtë vëmendjes asnjë nga shkollat e tjera që kam vizituar dhe do të vizitoj në të ardhmen. Ndqërkaq ne duam ta shfrytëzojmë kërkesën tuaj për ritme më të larta zhvillimi dhe shkollimi, kërkesën tuaj të arsyetuar për mbështetje më të madhe për modernizimin e programeve dhe të infrastrukturës së shkollave të mesme që nga baza kompjuterike, lidhje nërpmjet interbetit me botën e madhe të edukimit në distanmcë gjithashtu, i cili po penetron edhe në sistemin arsimior shqiptar, siç po zhvillohet konkurenca midis institucioneve arsimore publike dhe jo publike me një gamë gjithnjë e më të diversifikuar lëndësh, specialitetesh profesionesh dhe disiplinash. Ne duam që në këtë vrull dhe në këto kërkesa të arsyetuara që ju parashtroni të strukturojmë një ndikim më të madh të rinisë në përtëritjen e institucioneve, të politikës dhe programeve të zhvillimit që adopton Shqipëria në bashkëpunim me botën.
Ne duam që ju të jeni partnerët tanë kryesorë në mbrojtjen e së ardhmes, e rinisë nga sëmundjet e botës dhe të kohës moderne nga droga, trafiqet, alkooli apo nga zanatet e lehta që për të vënë shumë para fusin apo rekrutojnë rininë në veprimtari që shkelin ligjin apo bashkohen me krimin. Ne duam dhe qeveria do të miratojë një projektligj të ri ne kete funksion që kjo rini të vuajë më pak se brezi ynë nga joshjet negative të kësaj bote.
Kam lëvizur shumë në insituionet e arsimit dhe të edukimit të rinisë kohët e fundit. Kam lëvizur më gjimnaze dhe universitete, brenda dhe jashtë vendit, kam shkuar të vizitoj me vëmendje të veçantë gjimnazet apo universitetet shqiptare në vendet fqinje, në Prishtinë, në Tetovë apo kam kërkuar takime të veçanta me studentët dhe nxënësit shqiptarë në gjimnaze dhe universitete të vendeve të Europës apo të SHBA, ku i kam organizuar apo jam ftuar për vizita shtetërore. Konkluzioni i këtij kontakte të gjërë me ju është se Shqipëria e ka të garantuar përtëritjen e brezave, përtëritjen e vlerave qytetare, përtëritjen e institucioneve dhe të sipërmarrjeve konkuruese, e ka të sigurtë vendin që po fiton në botën e qytetëruar, në BE dhe në një partneritet që prodhon gjithnjë e më shumë shkëmbime me leverdi për vendin dhe për pjesën tjetër të popullsisë.
Ju duhet të kuptoni se ne, negociatorët e së ardhmes për integrimin e Shqipërisë në BE, po e bëjmë këtë për llogari tuajën, për interesat tuaja për të garantuar të ardhmen tuaj. Kur ju do të mbërrini në moshën e daljes në punë është e sigurtë që do të jeni ndër të parët që do të merrni pasaportën shqiptare si vend anëtar i BE-së. Ky proces i ka të gjitha kushtet që të mos zgjasë më shumë sesa një 10 vjeçar. Sinqerisht ju kam zili, sepse në moshën 26-27 vjeçare unë kisha të sigurtë vetëm fillimin e punës së ekonomistit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Sigurisht mësova shumë nga jeta dhe verifikova shumë nga dijet e marra në shkollë, kur jetova dhe punova për vite të tëra në gjirin e njerëzve që prodhojnë të mirat materiale. Do të ishte e pamudur që të bëja detyrën që kam sot, që të bëja prej kaq vitesh një lëvizje politike që e ka afruar Shqipërinë me botën, që ka afruar shumicën e shiptarëve me vlerat më të përparuara të qytetërimit bashkëkohor, në rast se nuk do të kisha mësuar që në moshën tuaj disa gjuhë të huaja, në qoftë se nuk do të kisha përdorur 5 vjet mbas moshës suaj komjuterin e parë të prodhuar nga uzina e Durrësit.
Tani ju jeni një brez që përdorni gjeneratën më të fundit të ordinatorëve dhe kompjuterave që janë prodhuar nga IBM apo softet më të fundit të prodhuara nga Microsoft-i, të cilat hyjnë natyrshëm në Shqipëri, nga sipërmarrës të ligjshëm apo donatorë që bashkëpunojnë me qeverinë me programe legale në mbështetje të zhvillimit të shkencës, ekonomisë dhe kukturës shqiptare. Dhe nuk janë programe pirate.
Unë ju garantoj që do të vazhdoj të kërkoj dhe të orientoj për tek ju, gjimnazistët në Berat dhe në mbarë Shqipërinë, gjithnjë e më shumë rezerva, financime, mjete të teknikës bashkohore, që konsolidojnë nivelin konkurues të dijeve dhe të formimit tuaj për të përballuar të ardhmen europiane të vendit. Unë ju garantoj se prioriteti absolut jo vetëm i qeverisë që unë drejtoj, por i strategjisë kombëtare të zhvillimit afatgjatë të Shqiprisë për 10-15 vjetët e ardhshëm që thith pjesën më të madhe relative të buxhetit të shtetit është dhe do të vazhdojë të jetë arsimi, ai parashkollor, i mesëm, arsimi universitar në mënyrë të veçantë. Ju duhet të jeni të bindur se mundësitë për të marrë diploma konkuruese brenda vendit do të zgjerohen dhe do të konsolidohen vit pas viti.
Diplomat tona, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara dhe që po shtohen do të nisin shpejt, në bazë të principeve të Kartës së Bolonjës, të njehsohen me diplomatat e universiteteve të tjera në rajon dhe në Europë. Ju duhet të jeni të sigurtë që, për shkak të rezultateve gjithnjë e më të larta që po arrini jo vetëm këtu në Berat por edhe në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë, do të keni shanse të mëdha për t'u integruar në programet e bursave apo programet e konkurimit të lirë në universitete të vendeve fqinje, të Europës apo të SHBA, sepse një pjesë e madhe e marrëveshjeve dhe financimeve që garantohen për zhvillim e Shqipërisë do të shkojnë në dobi të arsimit, të edukimit, kualifikimit universitar dhe pasuniversitar të specialistëve dhe ekspertëve, për të cilët ka nevojë shoqëria, ekonomia, sipërmarrja, diplomacia dhe gjithçka tjetër që po zhvillohet në Shqipëri në procesin e integrimit në botën moderne.
Natyrisht ne duam që ju ta shpërbleni këtë investim të madh dhe këtë sakrificë të madhe që bën pjesa dërrmuese e taksapaguesve shqiptarë për zhvillimin dhe të ardhmen tuaj. Ne duam ta shpërbleni jo me rrushfete me mësues të veçantë të korruptuar, ne duam që ju të zhvilloni demokracinë e brendëshme, prandaj ju shpreha besimin se ju dini të zgjidhni përfaqësuesit e udhëheqësit tuaj, ju duhet të konsolidoni qeveritë e nxënësve dhe të studentëve, parlamentet dhe senatet tuaja që të jeni partnere të të gjithë shoqërisë shqiptare, të organeve të shtetit të së drejtës, të qeverisë dhe të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit apo kundër të gjithë rreziqeve që kërcënojnë stabilitetin e jetës të qyteteve tuaja apo barrierat dhe shanset tuaj të integrimit në botën e madhe shqiptare apo në botën moderne ku po iontegrohet Shqipëria. Pra, unë ju garantoj partneritet nga politika e madhe që unë drejtoj, nga qeveria që unë drejtoj, nga ekipet e shkëlqyera të ekspertëve dhe të administratorëve që nuk kanë moshë mesatare të madhe, por që kanë një eksperiencë dhe respekt për vlerat e qytetërimit tradicional shqiptar, që është në pajtim me vrullin tuaj rinor dhe, që mbi të gjitha, është shumë solidare me kërkesat dhe interesat tuaja për të ardhur në këtë botë të madhe të drejtimit të shkencës, të ekonomisë, të integrimit, të shtetit dhe të kapaciteteve të partneritetit me botën moderne, sepse filozofia jonë është të përgatisim sa më mirë dhe në kohën e duhur zëvendësuesit e rinj të stafeve politike, qeveriatre, administratore dhe sipërmarrëse të vendit. Ju garantoj për vëmendjen e vazhdueshme, të gjitha lëvizjet politike që drejtohet nga socialistët dhe progresistët për integrim kombëtar dhe europian të vendit, për ju dhe të gjithë shokët dhe shoqet tuaja që do të japin një dorë dhe një kontribut më shumë për të shpejtuar ritmet e zhvillimit dhe për të marrë në shanset e mëdha për integrim që po përgatisim së bashku.
Urime dhe suksese. Keni të ardhme të sigurt".