- Gjithashtu z.Nano ka marrë një mesazh falenderimi edhe nga Presidenti i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë", me rastin e hapjes se Universitetit me të njëjtin emër - Kryeministri
- Gjithashtu z.Nano ka marrë një mesazh falenderimi edhe nga Presidenti i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë", me rastin e hapjes se Universitetit me të njëjtin emër -
Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Kryeministri i Kanadasë, Paul Martin. Në këtë mesazh, zoti Martin, duke shprehur falenderimet për komunikimin me rastin e zgjedhjeve federale parlamentare në Kanada, vlerëson, ndër të tjera, marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe perspektivën e forcimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.
"Dy vendet tona kanë një marrëdhënie unike dhe të admirueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit. Kam besim se kjo trashëgimi do të bëhet edhe më shumë mbizotëruese në ardhmen" thuhet në kete mesazh.
***
Kryeministri Nano ka marrë një mesazh përshëndetës edhe nga Franco Decaminada, President i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë". Në këtë mesazh, z.Decaminada shpreh falenderimet për vendimin e Qeverisë Shqiptare për hapjen në Shqipëri të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë".
"Kjo qendër e re e iniciuar nga e Lumnueshmja Nënë Tereza dhe e aktivizuar nga Kongregacioni "Të Bijtë e Zonjës së Papërlyer" do të japë një kontribut të rëndësishëm në fushën mjekësore, didaktike dhe shkencore në Shqipëri, duke u bërë dhe një urë komunikimi me institucionet italiane dhe europiane.
Për të realizuar qëllimin tonë, ne dëshirojmë të bashkëpunojmë ngushtë me institucionet shqiptare universitare, duke qenë pjesë e plotë e realitetit të vendit Tuaj", thuhet në këtë mesazh.