E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e H

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Hotel "Adriatik" në Durrës, ishin të pranishëm autoritete të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të Federatës Shqiptare të Futbollit, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Luan Bregasi etj.

Kryeministri Nano, në fillim të këtij takimi me futbollistët shqiptarë dhe trajnerin e tyre, Hans Peter Brigel, është shprehur se tek kjo ndeshje janë drejtuar sytë e të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, brenda dhe jashtë vendit. Duke i uruar ndeshje të suksesshme ekipit tonë kombëtar, Kryeministri theksoi se "ju jeni krenaria e të gjithë shqiptarëve që kanë sytë dhe zemrën tek ju".

Në këtë takim u bë e ditur se për këtë ndeshje Qeveria Shqiptare, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të japin në rast fitoreje 300 mijë dollarë, ndërsa në rast barazimi 60% të kësaj shume.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›