Fjala e Ministres se Integrimit Evropian znj. Ermelinda Meksi ne Analizen Vjetore Viti 2003 shenon nje hap cilesor ne marredheniet midis Shqiperise dhe bashkimit europian. marredheniet dypaleshe
Fjala e Ministres se Integrimit Evropian znj. Ermelinda Meksi ne Analizen Vjetore
Viti 2003 shenon nje hap cilesor ne marredheniet midis Shqiperise dhe bashkimit europian. marredheniet dypaleshe tashme jane ngritur ne nje nivel me te larte i cili u konkretizua me hapjen zyrtare te Negociatave per Marrevshjen e Stabilizim Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqiperise nga Presidenti i Komisionit Europian Z. Romano Prodi dhe Kryeministri Z.Fatos Nano më date 31 janar 2003.
Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje perben nje hap kryesor drejt integrimit Europian te vendit, i cili eshte percaktuar si prioritet i te gjithe spektrit politik e social ne Shqiperi.
Ne vizionin e Qeverise Shqiptare integrimi eshte konceptuar si nje proces i cili ndikohet nga shume aktore dhe faktore. Padyshim qe integrimi eshte ceshtje e qeverise ne rradhe te pare, sepse integrimi eshte nje bashkesi reformash komplekse qe perfshijne qe nga drejtesia dhe rendi deri tek ceshtjet qe kane te bejne me ekonomine dhe liberalizimin, procese keto qe udhehiqen nga Qeveria.
Pra procesi i integrimit eshte sa kompleks aq dhe gjitheperfshires. Eshte gjithashtu ceshtje e institucioneve te tjera te shtetit te cilat funksionojne jashte qeverise. Eshte padyshim edhe nje ceshtje e opozites. Sic dihet, ne kemi nje komision parlamentat te integrimit qe kryesohet nga opozita..Integrimi eshte ceshtje qe lidhet me gjithe grupet e interesit, perfshire ketu biznesin, konsumatoret, etj.
Nisur nga ky kendveshtrim do te deshiroja te vleresoj si nje mesazh mjaft pozitiv te Qeverise faktin qe me formimin e qeverise se re Ministria e Integrimit krijohet si nje strukture e mirefillte ministrore, gje qe i sherben jo vetem te sotmes per perballjen me sfidate procesit te negociimit te MSA-se, por me teper te ardhmes se zbatimit te kesaj marreveshjeje dhe permbushjes se hapave te metejshem ne partneritetin me bashkimin europian.
II. DREJTIMET KRYESORE TE PUNES PER VITIN 2003: VLERESIMI I ARRITJEVE
Nder aktivitetet krysore te strukturave qe drejtojne procesin e integrimit gjate vitit 2003 mund te vesacoja
- Negociatat per Marreveshjen e Stabilizim Asicimit
- Negociatat per Marreveshjen e Ripranimit Be-Shqiperi
- Takimet e Grupit konsultativ te perbashket BE-Shqiperi
- Takimet e Komitetit te Perbashket BE-Shqiperi dhe te Grupeve te Punes
- Aktivitetet per Programimin dhe Implementimin e Asistances se BEse
nepermjet Programit CARDS
1. NEGOCIATAT PER MSA-NE
Gjate vitit 2003 janë zhvilluar shtate raunde negociatash nga te cilet tre raunde politike dhe kater raunde teknike.
Fillimisht dua te shpresh vleresimin tim per punen e bere deri tani ne lidhje me negociatat nga te gjithe strukturat e Qeverise, duke veçuar sidomos kontributin e Grupit Negociator Shqiptar dhe te stafit te Deparatamentit te Integrimit i cili ka mundesuar koordinimin e gjithe institucioneve qendrore duke bere te mundur arritjen e nje sere objekivash te rendeishem ne kuader te ketij procesi. Padyshim cfare eshte arritur deri tani eshte nje tregues i angazhimit dhe seriozitetit te te gjithe aktoreve te perfshire.
Ne menyre te permbledhur mund te them se ne shtate raundet e negociatave, zhvilluar gjate vitit 2003, jane trajtuar 6 nga 10 kapituj te Draft-Marreveshjes. Me konkretisht:
• Nene te negociuara ne total jane 71 (nga 135 nene te perfshira ne draft MSA) nga te cilat:
- Nene te negociuara, te hapura per rishqyrtim 25
- Nene te negociuara, te mbyllura ne parim 46
• Nene per tu negociuar ne raundet e ardhshme ne total 64
• Anekse te negociuara 6, mbetet per tu negociuar 1 aneks
- Numri total i anekseve te propozuara ne draft MSA eshte 7, por numri perfundimtar i anekseve te perfshira ne MSA do te vendoset gjate negociatave
• Protokolle te negociuara 4 mbeten per tu negociuar dhe 2 protokolle.
- Numri total i Protokolleve te propozuara ne draft MSA eshte 6, por numri perfundimtar i protokolleve te perfshira ne MSA do te vendoset gjate negociatave.
Sipas ketij kalendari negociatash pritet qe gjate vitit 2004 te procedojme me diskutimin e 4 titujve te tjere ku perfshihen 64 nene.
2. NEGOCIATAT PER MARREVESHJEN E RIPRANIMIT BE-SHQIPERI
Pjese e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit kane qene dhe negociatat per Marreveshjen e Ripranimit midis BE-Shqiperi. Gjate vitit 2003 jane zhvilluar kater raunde negociatash per kete Marreveshje, ne te cilat eshte diskutuar i gjithe drafti teksti i Marreveshjes ne total rreth 22 nene. Ne raundin perfundimtar mbajtur ne 18 Dhjetor 2003, u be parafrimi i marreveshjes ne nivel teknik, i shoqeruar me nje seminar organizuar nga Komisioni Europian me eksperte te institucioneve shqiptare qe trajtojne çeshtjet e ripranimit.
Negocimi dhe nenshkrimi i Marreveshjes se Ripranimit me BE-ne, rrjedh si nje detyrim qe buron nga identifikimi i Shqiperise, nga Keshilli iÇeshtjeve te Pergjithshme i BE-s, si vend i origjines apo tranzit i emigracionit ilegal. Detyrimi i nenshkrimit te nje Marreveshjeje te tille eshte shprehur dhe ne rekomandimet e dala nga takimet e task-forcave BE-Shqiperi ne te cilen eshte artikuluar domosdoshmeria e "nenshkrimit te Marreveshjes se Ripranimit me Komunitetin sa me shpejt qe te jete e mundur". Rekomandimet kerkonin qe vemendje e veçante ti kushtohej nenshkrimit te Marreveshjeve te Ripranimit me vendet fqinje dhe me vendet qe jane burimi kryesor i emigranteve ilegale qe tranzitojne permes Shqiperise ne rrugen e tyre drejt vendeve te BE-se. Me nenshkrimin e Marrveshjes se Ripranimi prioritet kryesor mbetet forcimi i kapaciteteve institucionale per ndjekjen dhe menaxhimin e porocedurave qe lidhen me emigracionin illegal.
Nga ana tjeter, nenshkrimi i Marreveshjes se Riprnaimit do te perbeje edhe nje arritje kryesore ne drejtim te plotesim te kushteve per liberalizimin e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Europian.
3. TAKIMET E GRUPIT KONSULTATIV TE PERBASHKET BE-SHQIPERI (CTF)
Qe para hapjes se negociatave me BE-ne nga pala Shqiptare eshte pranuar monitorimi i procesit te reformave, nepermjet nje mekanizmi te konkretizuar ne ngritjen e Grupit te Perbashket Konsultativ Shqiperi-BE. Nje praktike e tille ka vazhduar edhe pas hapjes se negociatave duke shenuar nje vecori per rastin e Shqiperise.
Takimet e Grupit Konsultativ të Përbashkët kane trajtuar progresin e bërë në ecurinë e reformave sektoriale në të gjitha drejtimet si: Procesin Zgjedhor, Situaten Politike,Çeshtjet e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme,Çeshtjet e Ekonomise dhe Financave.
Pra paralelisht me procesin e negociatave ne na duhet te perballemi me nje axhende te ngjeshur takime pune me strukturat e BE-se ne kuader te takimeve te Grupit te Perbashket Konsultativ BE-Shqiperi. Keto takime sherbejne per te bere nje diagnoze te hollesishme te situates ne ecurine e reformave ne Shqiperi por nga ana tjeter keto takime vleresojne se sa te afte jemi ne per te plotesuar angazhimet qe ne vete i marrim. Qellimi yne eshte qe te jemi sa me realist ne angazhimet qe ne marrim dhe te perpiqemi te fokusohemi ne nje numer çeshtjet te ralizueshme se sa te jemi me teper ambicioz se sa na lejojne kapacitetet tona.
Zbatimi brenda afateve i rekomandimeve te dala nga 7-te takimet e Task-Forces kane qene ne qender te vemendjes se punes se strukturave qe une drejtoj. Per kete eshte pergatitur nje matrice e detajuar ma masat dhe veprimet konkrete te ndermarra nga Institucionet tona per te permbushur brenda afateve angazhimet e marra.
Raporti i Komisionit Europian per Shqiperine i Vitit 2003 perben gjithashtu fokusin e punes sone, duke u perqendruar ne prioritetet e dhena ne raport per 12 muajt e ardhshem. Ne evidentuam me realizem dhe objektivitet progresin e bere, duke pergatitur ne fund te vitit 2003, nje raport teper ambicioz derguar sherbimeve te Komisionit Europian, duke kontribuar keshtu maksimalisht ne hartimin e nje raporti shume me pozitiv per Shqiperine vitin e ardhshem.
4 TAKIMET E KOMITETIT TE PERBASHKET BE-SHQIPERI DHE TE GRUPEVE TE PUNES
Gjate vitit 2003 u zhvillua takimi i Gjashte i Komitetit te Perbashket BE- Shqiperi si dhe tre takime te grupeve te punes perkatesisht te Grupit te Punes se Ekonomi-Finances, Grupi i Punes se Infastruktures dhe Grupi i Punes se Bujqesise dhe Peshkimit.
Grupet e punes jane nje instrument teknik monitorimi teper i rendesishem pasi ne thelb te tyre qendron shkembimi reciprok i informacionit ndermjet nesh dhe BE-se duke vleresuar ne kete menyre situaten egzistuese, identifikon te gjitha problemet institucionale dhe ligjore qe egzistojne ne nivelet me te ulta te administrates shterore dhe percaktohen drejtimet per adresimin e ketyre problemeve.
5. Programimi dhe Implementimi i Asistences se BE-se nepermjet Programit CARDS
Nuk mund te le pa permendur ketu ecurine ne zbatimin e Programit CARDS si instrumenti kryesor financiar ne mbeshtetje te procesit te Stabilizim Asociimit/. Gjatë vitit 2003 mund të përmendim këto momente kryesore në ecurinë e programit CARDS:
Ratifikimi në shkurt 2003 nga Parlamenti Shqiptar i "Marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane në kuadër të programit Kombetar CARDS 2002". Shuma totale e financimit të këtij programi është 44.9 Mil €, e cila konsiston në financimin e projekteve në fushat e Drejtësise dhe çështjet e brendshme; Ndërtimi i kapaciteteve administrative Zhvillimi ekonomik dhe social; Mjedisi dhe burimet natyrore dhe Stabilizimi demokratik
Ratifikimi në shkurt 2003 nga Parlamenti Shqiptar i "Programit të veprimit rajonal CARDS 2002 midis Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane". Shuma totale e financimit të këtij programi është 43.5 mil €, e cila financon projekte që japin efektin e tyre në vendet 5 e rajonit (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mali i Zi, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) dhe konsiston në: Koordinimin rajonal të strategjive kombëtare të menaxhimit të integruar të kufijve, Ndërtimin institucional për proçesin e stabilizim asocimit, Bashkëpunimin rajonal në fushën e policisë dhe gjyqësorit, Rrjetin rajonal për zhvillim të qendrueshëm, Stabilitetin demokratik Zhvillimin e infrastrukturës rajonale.
Ratifikimi në dhjetor 2003 nga Parlamenti Shqiptar i "Marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin vjetor të veprimit CARDS 2003". Shuma totale e financimit të këtij programi është 46.5 Mil€ dhe konsiston në financimet e projekteve në reformën në drejtësi, polici, administrimin e integruar të kufijve, azilin dhe migrimin, doganat, tatimet, reformën në administratën publike, tregti, zhvillimin e komuniteteve lokale, arsim dhe stabilizimin demokratik.
Ratifikimi në dhjetor 2003 nga Parlamenti Shqiptar i "Marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin vjetor rajonal të veprimit CARDS 2003". Shuma totale e financimit të këtij programi është 31.5 Mil€ dhe konsiston në financimin e Administrimit të integruar të kufijve , Forcimin e kapaciteteve institucionale Stabilizimin demokratik infrastruktura rajonale
Fillimi i hartimit të programit CARDS 2004 shuma totale e financimit të këtij programi është 58.5 Mil€. Vlen të theksohet se për programin CARDS 2004 është bërë një shtesë fondi nga Komisioni Evropian prej 6.0 Mil€ (kjo shumë është e inkluduar në shumën totale). Hartimi i këtij programi është në vazhdimësi, por në ndyshim nga vitet e tjera vihet re një përshpejtim i këtij proçesi dhe synohet që në vitet e ardhshme të vazhdohet me këtë përshpejtim. Proçesi i hartimit të programit CARDS është një bashkëpunim tre palësh i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ministrisë së Integrimit Europian dhe ministrive të linjës.
Në muajin nëntor 2003 Ministri i Integrimit Europian u ngarkua me detyrën e koordinatorit kombëtar të Instrumentit të ri të Fqinjësisë (New Neighbourhood Instrument), një inisiativë e re e Komisionit Evropian e cila ka si pikë nisje bashkëpunimin në vitet e mëparshme dhe në vijim të programve INTERREG, PHARE dhe Tacis. Ky instrument do të mbulojë gjithashtu edhe vendet fqinje që përfitojnë nga programi CARDS dhe partneriteti Euro-Med (Meda).
Në muajin dhjetor 2003 u është kërkuar institucioneve të ndryshme shtetërore në nivel qendror dhe lokal të paraqesin pranë Ministrisë së Integrimit projekt-propozime të tyre për tu financuar nga programi INTERREG III A –Adriatiku. Ky program është një instrument i ri financiar bashkëpunimi ndërkufitar midis rajoneve që lagen nga deti Adriatik. Rajonet e përfshira janë shtatë rajone italiane (Friuli-Venecia Xhulia, Veneto, Emilia-Romanja, Marke, Abruco, Molize dhe Pulia) si dhe vendet e Ballkanit perëndimor. Fondet që do të përdoren për financimin e projekteve të Programit INTERREG III A – Adriatiku arrijnë në rreth 100 milion Euro. Theksojmë se i gjithë territori i Shqipërisë, pavarësisht nga fakti nëse laget nga deti Adriatik, konsiderohet si një rajon i vetëm për t'u përfshirë në financimet e këtij Programi.
Gjatë vitit 2003 ka filluar zbatimi i disa projekteve të programit CARDS 2001, si "Hartimi i një masterplani për paraburgimet", "Krijimi dhe funksionimi i Misionit të Komisionit Evropian në ndihmë të policisë Shqiptare (PAMECA)", "Iniciativa kundër krimit të organizuar në tre porte të vendit", "AMAP (Albanian Mine Action Program)", "Asistencë teknike për PIU-n në min e Transportit dhe telekomunikacionit", "Hartimi i Strategjisë kombëtare për administrimin e migrimit", "tatimet", "doganat" standartet, statistikat, TEMPUS. Në vitin 2004 mendohet të fillojë paralelisht zbatimi i projekteve të financuara nga programet CARDS 2001, 2002 dhe 2003.
III. PROBLEMATIKA PER VITIN 2003, ANGAZHIMET DHE VIZIONI YNE PER PER 2004
Gjate aktivitetit te zhvilluar ne vitin 2003 jemi te ndergjegjshem qe kemi ndeshur nje sere veshtiresish, te cilat deshmojne edhe nje here qe procesi eshte vertet sfidues dhe kerkon nje angazhim te gjitha strukturave brenda dhe jashte qeverise qofshin. Me pergjegjesine e drejtueses se Ministrise qe koordinon dhe monitoron kete proces, do te deshiroja te ndaj me ju sot shqetesime te verejtura gjate vitit 2003 dhe vizionin tone per 2004.
Është një fakt i pamohueshëm, se ecuria e reformave në vend është një parakusht në rrugën drejt integrimit Europian. Prandaj eshte e rendesishme te kuptohet se procesi i integrimit europian nuk eshte vetem çeshtje, qellim ne vetevete, por instrument ne funksion te zhvillimit ekonomik e social te vendit. Ai nuk duhet te imponohet artificialisht per hir te faktit se "po e bejne dhe te tjeret". Ne rradhe te pare integrimi lidhet me detyrimet qe rrjedhin nga perafrimi i standarteve dhe thellimi i marredhenieve me Bashkimin Europian. Ai eshte nje proces qe, kerkon para se gjithash, plotesimin e kushteve per krijimin e nje terreni te konsoliduar per zbatimin e marreveshjes se Stabilizim- Asociimit. Ndaj theksi duhet vene ne zbatimin e reformave ne sektoret strategjike, te tilla si:
konsolidimi i institucioneve demokratike, forcimi i rendit publik dhe shtetit Ligjor, duke forcuar dhe profesionalizuar gjyqesorin dhe Policine e Shtetit.
stabilizimi makroekonomik dhe reformat strukturore.
procesi i privatizimit te suksesshem, i shpejte dhe transparent, duke siguruar ne kete menyre, jo vetem rritjen e te ardhurave, por edhe rigjallerimin e sektoreve te ekonomise, promovimin e nismes private dhe pranine e investitoreve te huaj ne privatizimin e sektoreve strategjike, permiresimi ne qeverisje, zbatimi i reformes se Administrates Publike.
perafrimi i legjislacionit shqiptar me ate te BE-se;
Ne kete kendveshtrim dua te ritheksoj se te gjitha raundet e negociatave ku kane synuar krijimin e kushteve per arritjen e standarteve ne te gjitha fushat politike-ekonomike dhe sociale duke garantuar ne menyre te pakthyeshme funksionimin e nje shteti ligjor dhe nje demokracie Europiane.
Doja te ndalesha ketu ne nje nga aspektet me sensitive te negociatave, jo vetem per te treguar kompleksitetin e tyre por per te nxjerre dhe njehere ne pah domosdoshmerine e koordinimit te qendrueshem te politikave dhe strategjive sektoriale.
Keshtu padyshim qe pjese me sensitive e negociatave mbetet negocimi i kapitullit per levizjen e Lire te Mallrave, me synimin e Krijimit te Zones se Tregtise se lire me BE-ne. Shqiperia eshte perfshire ne procesin e liberalizimit te tregut prej kohesh dhe tendenca liberalizuese perben tashme nje konstante te politikes tregtare, te negociuar edhe me organizmat e institucionet nderkombetare te tilla si OBT dhe FMN apo ne kuader te nismave rajonale si Marreveshjet e Tregtise se Lire. Duhet te pranojme hapur se ka raste kur kemi cenuar seriozitetin e pales sone ne respektimin e angazhimeve qe jane marre ne marredheniet me keto organizma sic eshte rasti i mosrespektimit te disa angazhimeve qe rrjedhin nga anetaresimi i vendit ne OBT, debati qe u zhvillua rreth te cilave eshte tashme mjaft i njohur nga ne te gjithe.
Te ndergjegjshem per lidhjen shume te ngushte midis respektimit te angazhimeve te marra, zbatimit te procesit te reformave dhe ecurise se procesit te negociatave me Bashkimin Europian, si dhe per faktin qe mos-respektime te tilla nuk tolerohen me dhe monitorimi i aftesise zbatuese nga ana e vendit tone eshte ne qender te vemendjes se partnereve tane europiane, gjate evitit 2003 kemi punuar me mjaft profesionalizem e perkushtim ne funksion te rritjes se ndergjegjesimit te strukturave qeverisese te vendit, si dhe te grupeve te interesit ne kete drejtrim.
Qeveria Shqiptare nuk deshiron të ngutet për të përfunduar sa më pare proçesin e negocimit, pa u siguruar se të gjithë kapitujt e Marrëveshjes do të zbatohen më pas. Per kete aresye ne perriudhen ne vazhdin do te nderrmarrin nje sere masash te karakterit konceptual ne perputhje me filozofine e vete procesit. Nder masat me kryesore mund te permendja:
1. Permiresime institucionale qe lidhen me procesin
Krijimi i Ministrise se Integrimit Europian eshte shprehje e angazhimit per te forcuar dhe zgjeruar kapacitetet menaxhuese te ketij procesi, duke marre parasysh dhe eksperiencat e vendeve te tjera me te avancuara ne kete proces. Procesi i negociimit ka kerkuar nje angazhim te negociatoreve perfaqesues te ministrive te ndryshme, angazhim i cili nuk ka munguar. Megjithate, ne disa raste eshte dashur nje nivel me i larte i autoritetit te tyre , ne funksion te permiresimit te procesit. Sic shihet ky proces behet gjithmone e me shume kerkues, kompleks dhe gjitheperfshires dhe gjithmone e me shume kerkon vemendje me te madhe, ritme te reja dhe forcimin e kapaciteve manaxhuese e drejtuese. Eshte vete kompleksiteti dhe nevoja per qendrueshmeri te procesit qe solli forcimin e struktures se Ministrise se Integrimit Europian si struktura qevreritare e cila drejton, koordinon dhe monitoron te gjithe procesin. Forcimi perfshin permiresime organizative dhe rritje te ndjeshme te burimeve njerezore. Ndryshimet strukturore perfshijne krijimin e disa sektoreve shume te rendesishem si ai analizave dhe publikimeve , sektori i perkthimeve, si dhe perfshirjen prane kesaj Ministrie te Drejtorise se Perafrimit te Legjislacionit e cila do te beje te mundur koordinimin e punes se institucioneve qendrore per perqasjen e legjislacionit egzistues shqiptar me ate komunitar, hallke kyce kjo ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit e me tej ne procesin e Integrimit Europian.
2. Permiresimin e bashkepunimit dhe koordinimit nder-institucional duke rritur rolin dhe pergjegjesine e secilit institucion ne kete process. Ne ndonje rast ka munguar nje nivel i kerkuar i komunikimit midis koordinatoreve te Departamentit te Integrimit dhe vete negociatoreve te ministrive.
Gjate procesit te negociatave vecanerisht atyre qe lidhen me kapitujt qe kane te bejne me ceshtjet ekonomike dhe tregtare, jane ndeshur ceshtje te cilat lidhen me harmonizimin e interesave, te cilat kerkonin nje bashkerendim me te mire qe gjate pergatitjes se negociatave midis perfaqesuesve te Ministrive sektoriale
Per perriudhen ne vazhdim do te synohet te intensifikohen kontaktet tona te perditeshme me te gjitha strukturat shteterore te perfshira ne kete proces duke bere analiza te hollesishme te detyrave dhe monitoruar progresin nepermjet tryezave te rrumbullaketa. Kjo do te shoqerohet me forcimin e strukturave shteterore per ndjekjen e procesit te Integrimit Europian, si dhe me konsolidimin e nje Grupi Negociator Shqiptar.
Vec kesaj, aktore shume te rendesishem te procesit ne konsiderojme kanalet tona diplomatike jashte te cilat duhet te intensifikojne bashkepunimin me Ministrine e Integrimit. Ata duhet ta ndjejne veten pjese te pandare te ketij procesi dhe si te tille duhet te kontribuojne shume me teper ne drejtim te intensifikimit te dialogut dy dhe shume palesh midis qeverise shqiptare dhe partnereve tane europiane si dhe te ndikojne ne krijimin e nje lobbingu qe mendoj se e kerkon ky proces.
Te ndergjegjeshem per rendesine qe kane takimet koke me koke me personalitete te vendeve anetare ne funksion te krijimit te lobbingjeve te nevojshme per kete qellim, ne bashkepunim me MPJ ne po hartojme nje program ambicioz takimesh brenda dhe jashte vendit, te cilat mendoj se i sherbejne nje analize me te mire te ecurise se procesit dhe gjetjes se mekanizmave per ta cuar ate perpara.
Nga ana tjeter ne jemi te ndergjegjshem se qenia pale ne procesin e integrimit na obligon te mbajme nje qendrim me pro-aktiv lidhur me negocimin e MSA-se. Me konkretisht gjate vitit 2003 ne kemi kerkuar nga partneret tane europiane qe te jemi paler me aktive e hartimit te axhendave te raundeve te negociatave, te na behen prezent keto axhenda ne nje kohe me te pershtatshme, ne menyre qe te jemi te pergatitur me mire per negocim. Gjithashtu hartimi i nje nje programi pune te perbashket do t'i sherbente monitorimit me efektiv te procesit. Kjo ide e hedhur nga pala jone ne takimet e zhvilluara me strutkurat e BE-se ne Bruksel ne muajin dhjetor u mireprit. Konkretizimi i saj do te kerkonte angazhimin e ne te gjitheve dhe mendoj se duhet te perbeje nje prioritet te punes per muajt e pare te ketij viti.
4. Rritja e perfshirjes dhe kontributit te te gjithe aktoreve te tjere dhe te shoqerise civile ne kete proces. Per te realizuar kete ne zbatim te nje programi ambicioz pune do te vazhojne te organizohen takime dhe tryeza me shoqerine civile ku eshte diskutuar mbi problemet konkrete dhe mundesi per te kontribuar lidhur me to.
Megjithe perpjekjet e intensifikuara nga ana e Ministrise qe une drejtoj, ka akoma mjaft per te bere lidhur me bashkepunimin midis qeverise dhe Parlamentit lidhur me ceshtjet e integrimit Europin. Personalisht mendoj se Komisioni Parlamentar i Integrimit duhet te jete nje bashkepunetor i afert i qeverise, edhe ne funksion te monitorimit te procesitt dhe te ndihmojne kete proces.
5. Rritja e kapaciteteve te punonjesve te administrates publike qe ndjekin ceshtjet e Integrimit Europian ka qene ne fokusin e punes sone. Nje program intensiv trainimi eshte zbatuar gjate vitit 2003 fale kjo dhe asistences se ofruar nga vendet anetare te BE-se ne mbeshtetje te procesit te Integrimit dhe ketu mund te permend Greqine, Italine, Spanjen, Gjermanine nepermjet zyres se GTZ-se.
6. Rritja e transparences se procesit te integrimit eshte pjese e vizionit tone teresor mbi procesin. Ne e shohim si nje kusht te domosdoshem per realizimin e kesaj transparence institucionalizimin e marredhenieve te qendrueshme me mediat duke iu mundesuar akses me te madh tek informacioni, pjesemarrje ne seminare trainimi mbi procesin e integrimit, organizimin e konferencave te shtypit duke ndjekur fazat e procesit, organizimin e emisioneve televizive. duke synuar informimin e opinionit dhe ndergjegjesimin e tij per avantazhet, kostot dhe veshtiresite kerkon procesi. Perfaqesues te medias jane thirrur per te marre pjese ne trainime lidhur me Europen ne menyre qe te percjellin ne menyre me profesionale tek opinioni publik kuptimin mbi te. Duhet te mos harrojme se veshtiresia e procesiot lidhet vec te tjerash edhe me faktin qe ne te gjithe po mesojme duke punuar si dhe duke studiuar eksperiencat dhe praktikat e vedneve te tjera qe po kalojne kete proces.
7. Shpejtesia e procesit te negociimit: Flitet mjaft per afatin e nenshkrimit te MSA-se, madje ne raste te caktuara edhe abuzohet lidhur me te. Ceshtja e afatit konsiderohet nga ana jone si nje ceshtje mjaft delikate. Kjo per shume aresye. Nuk duhet te harrojme qe ne negociata marrin pjese dy pale, pra Shqiperia dhe Bashkimi Europian. Ky eshte nje proces partneriteti qe duhet te sinkronizoje shpejtesi dhe prioritete te te dy paleve. Nga ana tjeter, afati nuk perben nje qellim ne vetvete. Negocimi perfshin nje sistem reformash, realizimi me sukses i te cilave duket sikur ngadaleson, por ne fakt eshte nje domosdoshmeri, po te mendojme se integrimi nuk eshte vetem nenshkrimi i nje Marrveshjeje ne leter nga te dy palet, por eshte zbatim i disa angazhimeve. E kemi thene shpesh dhe vlen te perserisim se me teper se sa shpejtesia e procesit ne kembengulim ne cilesine e tij. Nga ana tjeter, megjithese eshte nje ceshtje teknike desha te sqaroj se negocimi ne rastin e vendit tone ka nje vecanti. Negocimi i MSA shoqerohet me nje proces monitorimi te reformave nepermjet takimeve te grupeve te perbashkteta konsultative (CTF), gje qe eshte vendosur qe para celjes zyrtare te negociatave gjate vitit 2002. Dhe se fundmi, duhte te kemi parasysh se grupe te ndryshem interesi shprehen ne mbeshtetje te shpejtesive te ndryshme te procesit. Perfaqesues te biznesit na « akuzojne » se po nxitohemi, ata qe jane te interesuar per levizje te lire te njerezve thone se jemi shume prapa, etj. Angazhimi yne i perbashket per vitin qe sapo filloi eshte qe te bejme perpjekje maksimale qe te kalojme me sukses te gjitha raundet e negociatave, gje qe kerkon pergatitje sa me serioze. Keshtu pas rretrh dy javesh ne do te zhvillojme raundin e 5 teknik te negociatave. Gjate ketij raubndi do te negociohen nenet 70, 77 te MSA-se te cilat lidhen me perafrimin e legjislacionit, probleme te tregut te brendshme si konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit, pronesia intelektuale, etj. Gjithashtu gjate ketij raundi do te ritrajtohen ceshtje te reformes ekonomike dhe tregtare si zbatimi i angazhimeve te OBT-se dhe respektimi i regjimit tregtar me BE-ne. Ne kete kader do te duhet qe Ministrite qe negociojne lidhur me keto ceshtje si Ekonomia, Finance dhe Bujqesia te analizojne e me perparesi shkallen e respektimit te ketyre angazhimeve ne menyre qe te reflektojne nje paraqitje sa me serioze te pales shqiptare.
Ne mbyllje do te thoja se ne vizionin tone Interimi eshte nje proces afatgjate, ku ne jemi veten ne fillimet e udhetimit tone drejt Europes se Bashkuar.
Ne te gjithe kete proces negociatash, qendrimi yne, ashtu si deri tani, do te karakterizohet nga serioziteti, ambicja pozitive dhe orientimi drejt rezultateve te prekshme. Synimi yne eshte qe te nenshkruajme ne nje te ardhme te afert nje marreveshje plotesisht te zbatueshme per kushtet e Shqiperise, zbatim i te ciles do te ndihmonte ne rritjen e standarteve tona dhe afrimit te tyre me ato te BE-se. Dua te ritheksojs e integrimi nuk eshte vetem ceshtje apo moinopol i Qeverise por i gjithe shoqerise Shqiptare duke u kuptuar kjo se pari ne arritjen e nje mentaliteti Europian ne te gjitha shtresat e shoqerise. Ne kete proces te rendesishem per vendin tone, secili prej nesh e cdo qytetar i ketij vendi duhet te gjithe duhet te ndihet pjesemarres aktive dhe jo vezhgues pasiv, ne vijueshmerine e ketij procesi sa afatgjate aq domosdoshmerisht edhe gjithe perfshires.