Fjala e Presidentit Topi në fillim të takimit të parë të grupit të punës për asistencë juridike.

20 qershor 2008
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Do të doja t’ju falenderoja përzemërsisht për predispozicionin tuaj për të marrë pjesë në një proces konsultimi lidhur me konsiderata jo thjesht profesionale, në një proces mjaft kompleks që diktohet nga një situatë disi paradoksale e krijuar kohët e fundit nga rrëzimi në Kuvend i pesë kandidaturave të cilat u përzgjodhën nga Presidenti për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
E thashë që është një proces kompleks, sepse nëpërmjet jush duam të realizojmë një komunikim mjaft të hapur, transparent me publikun, gjë që nuk përbën një eksperiencë të parë, pasi unë në krye dhe bashkë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sikurse e keni konstatuar gjatë muajve të fundit kemi udhëhequr një proces të hapur konkurimi, një proces të hapur komunikimi, gjë që dëshmohet edhe nga prania e medias, për të zgjedhur kryetarët e gjykatave në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Së bashku me anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërtuam Librin e Bardhë për ta bërë pushtetin gjyqësor një pushtet transparent, një pushtet jo të mbyllur, një pushtet jo në interes të një grupi të caktuar njerëzish, por një pushtet të drejtëpërdrejtë në funksion të shtetit të së drejtës, në funksion të qytetarit të thjeshtë. Kjo ka qenë arsyeja që në këtë komunikim të gjatë publik kemi pasur pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë të qytetarëve për të dhënë konsiderata për ata që do të drejtojnë pushtetin gjyqësor për katër vitet në vazhdim dhe natyrisht për të qenë koshient që ky proces nuk vendoset thjesht në institucione, por gjithmonë ka dhe kontrollin nga qytetarët, të cilët një herë në katër vjet, ju e dini, i japin jetë institucionit të legjislativit nga i cili burojnë pastaj të gjitha institucionet e tjera.
Kuptohet që jemi në vitet e demokracisë, jemi në momente shumë të rëndësishme kur Shqipëria ka marrë ftesën për anëtarësimin në NATO, në momente shumë të rëndësishme kur Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj, e gjithë shoqëria do të implementojë pikërisht atë aspiratë të gjatë, të thellë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në BE dhe në NATO kërkon plotësim të standardeve, institucione të forta, institucione bashkëvepruese, marrëdhënie ndërinstitucionale, vendimmarrje të matura politike dhe institucionale. Dhe kuptohet që ky është një proces shumë i rëndësishëm, nuk është një proces që realizohet në mënyrë bruske, por është një proces që realizohet me maturi, me marrëdhënie, një proces që realizohet hap pas hapi, sepse standardet, sidomos në pushtetin gjyqësor janë standarde mjaft të holla për t’u kapur, për t’u implementuar, që kërkojnë patjetër njerëz të zotë, kërkojnë njerëz që duhet t’i nënshtrohen një procesi të kualifikimit. Së pari këtë të drejtë na e ka dhënë Kushtetuta, na e ka dhënë ligji, ka kritere ligjore të cilave nuk mund t’u shpëtojë askush, nga të cilat nuk mund të marrë favore askush. Por përveç kritereve ligjore janë dhe disa vlerësime profesionale dhe unë nuk mendoj që vlerësimin profesional më mirë se profesionistët në një marrëdhënie shumë civile midis tyre, nuk mendoj se mund ta bëjë politika. Ajo nuk mund ta bëjë vlerësimin profesional më mirë seç e bëni ju. Unë gjithmonë kam pasur parim konsultimin me juristë, me konstitucionalistë, konsultime që Presidenti i Republikës i ka të nevojshme t’i realizojë në çdo kohë, komunikime me institucione, por jo gjithmonë këto komunikime bëhen publike. Është rasti që sot të realizojmë një eksperiencë të re për të bërë jo thjesht transparencën përpara politikës, pasi transparenca në radhë të parë vlen për shoqërinë, vlen për njerëzit e thjeshtë për të kuptuar që ky është një proces që nuk është në interes të një personi, të një grupi personash, por është në interes të institucioneve të Shqipërisë, të së ardhmes së këtyre institucioneve, sepse njerëzit këtë e përkthejnë me drejtësinë. E kam thënë dhe vazhdoj të përsëris, drejtësia kërkohet nga njerëzit e thjeshtë, sepse njerëzit me pushtet e kanë më të thjeshtë ta kërkojnë drejtësinë, apo ta realizojnë drejtësinë.
Unë jam këtu, President i Republikës, në radhë të parë garant i Kushtetutës dhe institucioneve, midis institucioneve dhe së pari këtu jam për të përfaqësuar vullnetin e popullit, interesat e popullit. Kjo është arsyeja që kjo mbledhje bëhet publike, kjo është arsyeja që unë kam ftuar përfaqësues të institucioneve, profesionistë shumë të zotë, për të cilët ka respekt jo vetëm komuniteti i juristëve, por edhe më gjerë. Pra, më lejoni që me cilësinë e drejtuesit të shtetit dhe të përfaqësuesit të unitetit të popullit, të prezantoj përpara jush qëndrimin tim institucional në ecurinë e mëtejshme të mirëfunksionimit të sistemit të drejtësisë, gjithmonë duke synuar garanci absolute të njërit prej parimeve mbi të cilat ngrihet dhe funksionon shteti i së drejtës, atë të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Në një shtet demokratik të shekullit në të cilin jetojmë, në një kohë kur të drejtat civile, politike dhe sociale të njeriut janë prioritet i shoqërisë njerëzore dhe organizmat për mbrojtjen e tyre janë protagonistë të arenës ndërkombëtare, në një kohë aspiratash për asociim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ajo që nuk mund t’i lejojmë vetes është përplasja e brendshme institucionale.
Për hir të së vërtetës, zhvillimet e kohëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me dhënien e pëlqimit për pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar prej meje, nuk kanë qenë në sinkron me pritshmërinë që me cilësinë e Presidentit të Republikës kam pasur në ushtrimin e kompetencave direkt të përcaktuara nga ligji themelor i shtetit. Pavarësisht nga ky fakt, në vazhdën e një tradite dhe kulture kushtetuese kam realizuar dhe vazhdoj të ruaj një kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kushtetuese, si dhe nuk kam lejuar asnjë lloj shmangieje nga përgjegjësitë kushtetuese, përgjegjësi të cilat kërkojnë një komunikim ndërinstitucional. E drejta e organit legjislativ për të dhënë ose jo pëlqimin në emërimin e gjyqtarëve të lartë nga Presidenti i Republikës, nuk do të thotë kurrësesi një vendim pa motiv, fenomen i cili u demonstrua në votimin e fundit në Kuvend. Organi ligjvënës edhe pse përbëhet nga përfaqësues të forcave politike është në thelb përfaqësues i vullnetit të zgjedhësve dhe mbrojtje e interesave të këtyre të fundit për të vënë bazën e ekzistencës së tij. Deputetët nëpërmjet votës së tyre, sidomos kur bëhet fjalë për gjyqësorin duhet të shprehin vullnetin e votuesve, duke e vënë atë prioritet mbi direktivat e partisë. Vendimet politike të pamotivuara dhe të pashqyrtuara nuk mund të përbëjnë një rrezik vetëm për jetën demokratike dhe jetën parlamentare. Në rast se do t’i rikthehemi këtij gjykimi në bllok unë nuk dëshiroj të bëj shumë analiza për atë që ka kaluar, sepse jemi mbledhur për një gjë tjetër, por kjo ka të bëjë edhe me personalitetin e atyre që u emëruan nëpërmjet dekretit të Presidentit për të marrë pëlqimin në Kuvend. Kanë qenë përzgjedhje mjaft të kujdesshme, mjaft të konsultuara, është e tepërt të japin cv-në e tyre sepse kanë qenë dhe janë bërë tashmë publike, njerëz që kanë punuar në institucionet ndërkombëtare, për dhjetë vjet rresht kanë qenë pjesë e qeverive demokratike dhe të tjerë që kanë pasur një karrierë të gjatë në gjyqësor. Pra, janë bërë vlerësime mjaft komplekse, vlerësime të cilat përtej politikës janë vlerësuar nga komuniteti i juristëve.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë nga ana tjetër është instanca gjyqësore finale vendimet e së cilës i japin zgjidhjen përfundimtare konflikteve të shoqërisë. Vendimet e kësaj gjykate janë përcaktuese në perceptimin e dhënies së drejtësisë në opinionin publik dhe vendimtare në krijimin e jurisprudencës, nëpërmjet vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara, vendime këto që kanë fuqinë e ligjit për gjykatat e dy të shkallëve të para. Për këto arsye madhore, kompromiset në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë ecin vetëm në një drejtim: atë të garantimit të kapaciteteve të larta profesionale. Është një rast kur të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm që dy elementë që i kemi thënë vazhdimisht integriteti moral dhe kapacitetet profesionale të jenë predominuese në përzgjedhjen e këtyre njerëzve për të shkuar në një proces legjitim në marrjen e pëlqimit në Kuvend.
Në këtë frymë, unë besoj se logjika kushtetuese thotë se Gjykata e Lartë zgjidhet me pëlqim nga Kuvendi, jo për të marrë konsentin e orientimeve partiake, por si granci për të promovuar më të mirët me pëlqimin e të zgjedhurve të popullit. Duke e konsideruar situatën aktuale si tepër të rëndësishme, dua të shpreh se respektimi i vendimit tashmë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, natyrisht nuk mund ta them në bllok, se mund të ketë edhe elementë që mund kontestohen nga individë, nga grupe, por gjykoj mbi atë frymë që u demonstrua dhe me rrëzimin në rastin më të keq të të gjithë dekreteve, në rastin më të mirë të katër dekreteve, duhet të them që kjo situatë, ky proces ecën paralelisht me gjetjen e mundësive për t’i hapur rrugë veprimtarisë normale të Gjykatës së Lartë. Më lejoni t’ju prezantoj predispozitën time maksimale për të respektuar parimin e ndarjes së pushteteve “Check and Balance”, si dhe të dëshmoj tolerancën presidenciale për ecurinë e shtetit të së drejtës.
Sot duhet të lançoj veprimtarinë e grupit të punës për asistencë juridike. I përbërë nga specialistë të shquar ligjit dhe nga juristë të karrierës, qëllimi i së cilit është që të përgatisë në Presidencë, në këtë instituicion, terrenin informativ mbi kandidaturat e përshtatshme për në Gjykatën e Lartë, si dhe të realizojë konsultimin ndërinstitucional me qëllim që rekomandimet dhe vlerësimet e Kuvendit të Shqipërisë mbi standardet dhe parimet e përzgjedhjes së anëtarëve të kësaj Gjykate, t’i transmetohen Presidentit të Republikës. Midis përgjegjësisë kushtetuese që Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Parlamenti kanë ndaj Gjykatës së Lartë dhe procesit deri tani të debatuar të përmbushjes së kësaj përgjegjësie, le t’u japim fjalën edhe ekspertëve të Kushtetutës dhe të ligjit. Pas një procesi të pasuksseshëm le të vazhdojmë të veprojmë në transparencë dhe me kushtetuetshmëri dhe t’i japim start një nisme me të cilën Kuvendit të Shqipërisë i afrohet mundësia që përpara shprehjes së pëlqimit për emrat të përveçëm të orientohet në Presidencë për standardet e përcaktimit të tyre.
Standardet janë përcaktuese në përzgjedhjet periodike të këtij niveli, madje më të rëndësishme se vetë emrat e kandidatëve për Gjykatë të Lartë, ndërkohë që këto të fundit, në Republikën e Shqipërisë, sipas Kushtetutës, kanë qenë dhe janë ekskluzivitet i Institucionit të Presidentit. Presidenti i Republikës i ka pasur dhe i ka të hapura dyert e komunikimit institucional dhe çdokush është i ftuar të sugjerojë përmirësimin e standardeve për një shtet juridik më të fortë dhe për forcimin e institucioneve kushtetuese, sigurisht, duke mos lejuar në asnjë rast interferenca, apo remenishenca antiligjore. Pra, jemi në një proces që, sikurse u demonstrua dhe në fjalën time, do të respektohet natyrisht e gjithë korniza ligjore kushtetuese, pa vendosur asnjë lloj pikëpyetjeje, apo dyshimi në procedurat e ndjekura derimëtani, sepse e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi, e thotë Kushtetuta, ky është një proces që realizohet midis dy institucioneve, Institucionit të Presidentit dhe Parlamentit, ku Presidenti ka të drejtën të dekretojë emrat për në Gjykatën e Lartë, Parlamenti jep ose jo pëlqimin për këto kandidatë. Midis kësaj marrëdhënieje ka një respektim të kritereve ligjore të anëtarëve që duhet të kenë të gjitha të dhënat për të shkuar në Gjykatën e Lartë, nga ana tjetër ky proces i këtij konsultimi që ne po hapim sot këtu do të na japë mundësinë të gjithëve, do t’i japë mundësinë çdo deputeti, çdo grupi parlamentar që të japë objeksionet e veta, por gjithësesi në tërësinë e njerëzve që kanë paraqitur dhe kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë. Ajo që nuk mund të ndryshojë, vetëm nëse ndryshon Kushtetuta, është që Presidenti, në përfundim të këtij procesi skanimi të të gjitha kandidaturave, ku do të vlerësohet kriteri ligjor, integriteti dhe profesionalizmi, ka të drejtë të përzgjedhë emra në ekskluzivitetin e tij për t’ia dërguar Parlamentit, pastaj Parlamenti ka të drejtë të japë pëlqimin ose jo.
Unë edhe një herë ju falenderoj për të gjithë predispozicionin tuaj! Është një proces që do të realizohet në një kohë relativisht të shkurtër, në një kohë dhjetë ditore, ku do të pranohen brenda ditës së martë dhe kandidatura të reja, të cilat nuk kanë pasur rastin që të paraqiten, pasi procesi i hapur në mënyrë publike që në mars, u konsiderua i mbyllur, i ezauruar në funksion të këtyre emërimeve. Meqenëse jemi në një proces të ri, janë të lirë të paraqesin aplikimet e tyre të gjithë ata që aspirojnë të shkojnë në Gjykatën e Lartë dhe kjo brenda ditës së martë të javës që vjen. I gjithë ky proces që ne do të realizojmë do të kryhet brenda dhjetë ditëve për të kapur kohën, pra për të realizuar një punë efektive në mënyrë që të plotësojmë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, sepse sot kemi mungesën e shtatë anëtarëve dhe nuk ka kryetar. Pra është një situatë mjaft e rëndësishme të mos ta quajmë emergjente, sepse është i gjithë predispozicioni që kjo situatë të rregullohet sa më shpejt në mënyrë që ky institucion kaq i rëndësishëm i pushteti gjyqësor të funksionojë me të gjitha kapacitetet në strukturë, por mbi të gjitha të funksionojë me njerëz, të cilët kanë marrë pëlqimin, me njerëz të cilët dinë të demonstrojnë të gjitha aspiratat dhe detyrimet që ne kemi për t’u anëtarësuar qoftë në NATO, qoftë në Bashkimin Evropian.
Faleminderit!