E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim i Drejtorisë së Informimit Publik.

20 qershor 2008

Individët që dëshërojnë të kandidojnë për anëtarë në Gjykatën e Lartë, janë të ftuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë zyrës juridike të Presidentit të Republikës deri në fund të ditës së martë, 24 qershor 2008.

Kandidatët e rinj ashtu si edhe ata që janë paraqitur në procesin përzgjedhës të muajit mars 2008, janë të ftuar të plotësojnë kërkesën e tyre me dokumentacionin e mëposhtëm:

• Kopje diplome dhe listë notash.
• Kopje të titujve shkencorë.
• Kopje të kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashtë vendit.
• Kopje të shkrimeve e botimeve në fushën e drejtësisë
• Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjatë 8 viteve të fundit nuk ka marrë masë disiplinore.
• Çdo lloj dokumenti tjetër që pasuron CV-në e kandidatit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›