E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Islandës, Olafur Ragnar Grímson për Festën Kombëtare.

17 qershor 2008

Presidenti i Repubikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Islandës, Olafur Ragnar Grímson me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:

“Me rastin e Festës Kombëtare të Islandës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh urimet e mia më të mira, Juve dhe popullit Tuaj!

Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj se ne vlerësojmë lart mbёshtetjen që Islanda i ka dhënë Shqipërisë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si dhe të shpreh besimin tim në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje në të ardhmen.

Me dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të mira e miqësore mes vendeve tona, më lejoni, i nderuar Shkëlqesi, t’Ju shpreh sigurimet e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›