Presidenti Topi uron Madhërinë e Saj, Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Elisabet II, me rastin e ditëlindjes.
16 qershor 2008
Presidenti i Repubikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Madhërisë së Saj, Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Elisabet II, me rastin e ditëlindjes.
“Me rastin e ditëlindjes Suaj, kam nderin e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell Juve urimet më të mira e më të përzemërta!
Më lejoni, Madhëri, që me këtë rast të nënvizoj me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona, si dhe të shpreh besimin në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Duke Ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mësazhin e Presidentit Topi.