E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për respektimin e ligjit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qiriazi, Meriban Mullaj, Petraq Koço, Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca u betuan para Kreut të Shtetit "për respektimin, mbrojtjen dhe bindjen ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve të vendit në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në përmbushje të detyrimeve në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti". Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), nëpërmjet shortit me gogla, zgjodhi dje tetë gjyqtarët që do të përbëjnë  Kolegjin Zgjedhor, një strukturë e rëndësishme për shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike gjatë procesit për zgjedhjet e reja parlamentare të 28 Qershorit.    

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›