Fjalët e Dela Vales, si një shkarkim
Prandeli
“Jam i mërzitur nga fjalët e Diego Dela Vales, edhe pse nuk kanë njollosur respektin tim për pronarët. Por duke i lexuar mirë, më tingëllojnë si një shkarkim. Do të doja të kuptoja nëse ekziston vullnet për të vazhduar së bashku dhe nëse ato fjalë janë vetëm një provokim i fortë”. Kështu është përgjigjur trajneri i Fiorentinës, çezare Prandeli, në lidhje me deklaratat e Diego Dela Vales, i cili e kishte ftuar të thoshte se nuk do të shkonte te Juventusi. “Do të më pëlqente që trajneri ynë të merrte përsipër, përpara gjithë tifozerisë së Fiorentinës, të thotë se vitin e ardhshëm nuk do të shkojë te Juventusi, përfundonte presidenti.
#