Pas Guardioles vjen Vilanova

Ai nuk e ka harruar agresionin e Murinjos, atë gisht të drejtuar në sy në mënyrën më banale të mundshme. Sot, Tito Vilanova, ndihmësi i Pep Guardiolës, mori gradat për të qenë ai trajneri i ri i Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Nuk mund të mendohej një trashëgim i pushtetit më i përshtatshëm për të vazhduar luftën e shenjtë mes katalanasve dhe Realit të Madridit. Fransesk “Tito” Vilanova është një mister, madje më i vështirë për t’u zhbiruar sesa Guardiola kur u bë trajner i skuadrës së parë më 2008.
Ashtu si Murinjo, dhe ndryshe nga Pep, ai kurrë nuk ka qenë një futbollist i madh, duke shpenzuar karrierën në skuadra modeste, me kulmin e arritur tek Majorka.
Por, ai ka qenë krahu i djathtë i Guardiolës që në 2007, në ekipin e dytë të klubit katalanas dhe Pep e quan vendimtar në përzgjedhjen e lojtarëve që duhen blerë.
Vilanova ka kaluar më shumë kohë sesa Guardiola, pasi në 2002-2003 drejtoi ekipet zinxhir tek Barça dhe punoi me Pikenë, Mesin apo Fabregasin.
Ka një frymë vazhdimësie në klubin katalanas, një vendim që kapi në befasi mediat që po përflisnin emrat e Marselo Bielës, Ernesto Valverdes, Loren Blankut, Luis Enrikes dhe Andre Vijas Boasit.
Pavarësisht se nuk mund të parashikohet një e ardhme ende e panjohur, sërish është e qartë se tek Barcelona janë menduar mirë. Andoni Zubizarreta ka marrë vendimin, padyshim i këshilluar gjerësisht me Guardiolën dhe Krujfin.
Nuk gabohemi nëse themi se tifozët katalanas nuk duhet të frikësohen shumë se mos Reali i Madridit bëhet superior ndaj skuadrës së tyre. Vilanova duhet të jetë njeriu i duhur. Ashtu si Guardiola më 2008.