Çiftet shqiptare braktisin foshnjat me probleme mendore
Emanuela sako
Fëmijët e porsalindur që lindin me probleme në shumicën e rasteve braktisen nga prindërit e tyre. Kjo vjen pasi prindërit nuk dëshirojnë që të kujdesen për një fëmijë që nuk është ashtu siç ata e dëshirojnë, një fëmijë normal. Për këtë arsye, prindërit sapo marrin vesh nga mjekët që fëmija i tyre ka probleme fizike apo mendore të lindura, e braktisin në maternitet. Kështu ka ndodhur edhe në disa raste në qendrën e fëmnijëve të braktisur ”Djepi i ëngjjve”, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka pasur raste të fëmijëve të braktisur të lindur me probleme, të cilët kanë qëndruar në këtë qendër për disa kohë nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve. Por birësimi i tyre është i vështirë të bëhet. Kryeinfermierja e qendrës, Nexhmie Bega, shprehet për gazetën “Albania” se prindërit e këtyre fëmijëve janë tepër skeptik për këto raste, megjithëse raste të tilla janë të rralla. Ata tregojnë se këta fëmijë çohen në jetimore apo në një shoqatë në qytetin e Elbasanit, e cila kujdeset për këta fëmijë. Sipas tyre askush nuk preferon që të birësoj një fëmijë me probleme, pasi nuk dëshiron që t’i japë përkujdesje një fëmije jonormal. Kryeinfermierja rrëfen rastin e një fëmije të lindur me probleme dhe që ishte braktisur nga prindërit, por që është birësuar nga një çift Amerikan në qendrën e fëmijëve të braktisur në qytetin e Elbasanit. Sipas saj, çiftet shqiptare që duan të birësojnë një fmijë janë më skeptik se të huajt, të çilët dëshirojnë t’i dhurojn jetë dhe prkujdesje edhe këtyre fmijëve.
Qendra
Kjo qendër pret të gjithë fëmijët e sapolindur që braktisen nga prindërit dhe mbeten të vetëm në sallat e lindjes. Shtëpia e parë që ata njohin janë dhomat e qendrës pritëse dhe “nënat” e tyre bëhen mjeket dhe infermieret që kujdesen për ta. Qendra është krijuar që në vitin 1996 nga një shoqatë amerikane. Që nga ajo kohë dyert e saj janë të hapura çdo ditë për të pritur këta fëmijë. Një vit më parë, në këtë qendër janë regjistruar 21 fëmijë të braktisur. Aktualisht në këtë qendër ndodhen 4 fëmijë të braktisur për të cilt pritet të zhvillohen procedurat për t’u vendosur në një nga jetimoret e vendit. Kryeinfermierja Bega sqaron se vitet e fundit është ulur numri i fëmijëve të braktisur. Kjo shpjegohet me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve, marrjen e kontraceptiveve etj. Në fillimin e funksionimit të kësaj qendre, nëë vitin ’96 dhe deri në 2000, në këtë qendër rehabilitoheshin rreth 30-40 fëmijë në vit, pasi braktiseshin nga nëna apo të dy prindërit.
Rregullat
Kjo qendër ka një funksion të veçantë për mbajtjen dhe trajtimin e fëmijëve me një afat kohor të përcaktuar. Në momentin që këta fëmijë braktisen nga prindërit dhe duhet të dalin nga dhomat e maternitetit, ata priten në këtë qendër. Një fëmijë mund të qëndrojë në qendër një ose dy muaj nga momenti i lindjes. Më pas, punonjësit e Ministrisë së Punës i çojnë ne befotrof dhe më pas fëmijët shpërndahen në jetimore të ndryshme të vendit. Në raste të veçanta, një fëmijë mund të qëndrojë më shumë se dy muaj në qendrën “Djepi i ëngjejve”, por kjo ndodh vetëm kur ka arsye të justifikueshme. Me pak fjalë, vetëm kur ka pengesa procedurale.
Më pas, sipas proceduara të përcaktuara me ligj, fëmijët kanë të drejtë të birësohen nga prindër të tjerë, nëse nëna nuk shkon ta takojë fëmijën.
Babai që vrau fëmijën të lindur me probleme fizike
Greqi- Një ndër rastet më të bujshme që ka protagonist fëmijë të lindur me probleme, është ai i ndodhur vetëm pak ditë më parë në shtetin grek. Babai i fëmijës 7 –muajsh, Festim Mullai, mbyti djalin shtatë muajsh, i zemëruar nga largimi i gruas, të cilën e fajësonte për lindjen e një fëmije, të tillë me probleme. Sipas hetimeve të specialistëve, bebja u konstatua se vuante nga paralizë gjymtyrësh. Fëmija ishte rritur pas lindjes së parakohshme për katër muaj në inkubator dhe pasi kishte dale, kishte paralizë të disa gjymtyrëve si dhe probleme në veshka.
Kur fëmija u kthye në shtëpi, çifti filloi të kishte probleme të mdha, pasi 33-vjeçari shihte të shoqen si fajtore të kësaj lindjej të parakohshme dhe të një fëmije të tillë. “Prej shtatë muajsh, jeta jonë ishte kthyer në një makth të vërtetë. Mjekët, përveçse na merrnin para, nuk bënin asgjë tjetër. U lodha, nuk kishim më lot, nuk mundeshim më. Ndaj piva që të gjeja forcë dhe të bëja atë që pak njerëz mund ta bëjnë. Më vjen turp për atë që bëra, ndaj më falni”,-ka deklaruar babai vrasës.
30 Maj 2008