E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Kukës, nxiren nga liqeni trupat e dy viktimave

Pas disa orësh përpjekje polumbarët ka arritur të nxjerrin nga liqeni i Fierzës trupat e dy personave të vdekur nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në Kukës.
 

Ngjarja ndodhi në afërsi të Qafës së Poblit ndërsa makina ra në humnerë duke përfunduar në liqen. Kufomat e shtetasve Ilir Muça dhe Shaqir Matmuja mbetën nën ujë në liqen për disa orë derisa polumbarët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë lokalizimin e trupave.

Dy persona gjetën vdekjen sot si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Kukës-Krumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Gjinar ku makina me targa TR 2516 I ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë dhe më pas kanë përfunduar në liqen
 

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë pagjumësia e drejtuesit të automjetit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›