DASH: Jo zgjedhje serbe në Kosovë
Departamenti Amerikan i Shtetitshprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës, duke e cilësuar Kosovën si shtet Sovran. Deklarata është bërë nga zëdhënësi I këtij departamenti Shon Mekkormak gjatë një conference për shtyp.
"Kosova është shtet sovran. Nuk i takon një shteti tjetër sovran që të mbajë apo organizojë zgjedhje në një shtet tjetër, gjithashtu sovran"- tha ai. Zëdhënësi I DASH komentoi gjithashtu njoftimet e shpërthimit të dhunës midis shqiptarëve dhe forcave të rendit të Bashkimit Evropian pas miratimit të Kushtetutëssë Kosovës. "Nuk janë njerëzit që jetojnë në Kosovë ata që janë të trazuar, ata që po konfrontohen ose po I kthehen dhunës. Në fakt, njerëz të këtillë janë duke ardhur nga jashtë dhe janë duke u dërguar nga individë dhe qeveri jashtë Kosovës për tëshkaktuar vështirësi dhe telashe brenda në Kosovë."Reagimi I Departamentit Amerikan të shtetit vjen në një kohë kur Beogradi paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme edhe në Kosovë, përkundër faktit se Misioni i Kombeve tëBashkuarakatërhequrvërejtjen se një gjë e tillë do të ishte shkelje erezolutës 1244.