E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e FBI, ambasada amerikane saktëson pozicionin e tyre.

 

Gjashtë ekspertët e FBI të ardhur në Tiranë për të hetuar mbi shkaqet e tragjedisë së Gërdecit janë anëtarë të agjencisë kryesore federale në SHBA. Sqarimin rreth pozicionit të tyre e ka bërë sot me anë të një komunikate për shtyp ambasada amerikanë në Tiranë. Sipas komunikatës në fjalë, ekspertët janë të specializuar për gjetjen e origjinës dhe shkaqeve të shpërthimeve. Ndër të tjera saktësohet se ekspertët në fjalë kanë hetuar edhe ngjarje të tjera të rëndësishme. Ata kanë hetuar bombat në Oklahoma, ngjarjet e 11 shtatorit, si dhe shpërthimet në lojrat olimpike të Atlantës, thuhet më tej në komunikatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›