Topi: Përgjegjësitë për Gërdecin edhe institucionale
Të zbardhen përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit. Kjo është kërkesa që presidenti I republikës Bamir Topi u ka bërë autoriteteve përkatëse. Në një intervistë të dhënë për zërin e amerikës kreu I shtetit shqiptarë ka pohuar se është shumë e rëndësishme që hetimi I ngjarjes të bëhet në mënyrë të pavarur në mënyrë që t'I shkohet rastit deri në fund. "Rasti I Gërdecit është një rast tragjik, ku të gjithë pa diskutim duhet të nxjerrin përgjegjësitë, përgjegjësi që vijnë me autorët e drejtpërdrejtë, me përgjegjësitë institucionale, me domosdoshmërinë e bashkëpunimit të institucioneve, të reformimit, të sjelljes në standarte të të gjitha gjërave. Është një rat që nuk mund të anashkalohet. Është e rëndësishme që hetimet të vazhdojnë në njërën pistë, ndërsa në linjën tjetër institucionet duhet të bëjnë maksimumin e tyre që të mbyllin gropat, apo hendikapet. Unë besoj që jemi në këtë linjë tha Topi..