E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakët shkrumbojnë tregun dhe 4 shtëpi

Elbasan-Krujë,


Zjarri ka djegur katër banesa në Thumanë ndërsa në një rast tjetër ka shkrumbuar tregun rom në qytetin e Elbasanit


Djegia e disa mbeturinave për pak sa nuk ka shkaktuar një katastrofë në Elbasan teksa i gjithë tregu rom ka marrë flakë dhe ka rrezikuar shtëpitë që ndodhen aty pranë. Për disa orë zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur që të shuajnë flakët.


Ndërkohë, në Fushë Krujë është shkrumbuar një banesë dhe fatmirësisht flakët nuk kanë shkaktuar viktima. Në përfundim të zjarrit, 25 persona kanë mbetur në qiell të hapur.


Elbasan


Ka nisur nga djegia e disa mbeturinave zjarri që më pas ka marrë përmasa të frikshme në tregun rom në vendin e quajtur ish- rrobaqepësia të qytetit të Elbasanit. Rreth orës 18.30 është njoftuar ekipi zjarrfikës dhe menjëherë një mjet ka mbërritur në vendin e zjarrit i shoqëruar nga policia.


or kur flakët u menduan të lehta për tu përballuar era e fortë ka bërë që zjarri të shpërndahet me shpejtësi në magazinën e veshjeve dhe më pas në stendat e tregut.


Mjeti i vetëm zjarrfikës nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm dhe është pritur mbushja dhe mbërritja e një mjeti tjetër zjarrfikës. Lufta me flakët ka vazhduar pasi rreziku i përhapjes në shtëpitë që rrethojnë tregun ka vënë në panik familjet.


Këto të fundit të shqetësuara janë vendosur në hyrjen e tregut duke ndjekur me shqetësim ndërhyrjen e zjarrfikësve. Ndërkohë policia bënte sehir duke mos ndërhyrë në asnjë rast. Vetë banorët përreth thonë se zjarri brenda në treg është i qëllimshëm.


Ata thonë se nuk është hera e parë që i vihet zjarri tregut dhe kjo ndodh ngaqë brenda digjen plehra dhe mbeturina. Këtë herë ka qenë era e fortë që ka shpërndarë zjarrin duke marrë përmasa që kanë vënë në panik një lagje të tërë.


Disa herë policia është njoftuar për këtë fakt por sipas banorëve në asnjë rast nuk ka ndërhyrë deri në këtë rast ekstrem që rrezikon disa shtëpi. Zjarri ka vazhduar për gati dy orë dhe dëmet llogariten të konsiderueshme.


Fushë Krujë


Kanë qenë orët e paradites kur katër banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë të Fushë Krujës. Nuk ka pasur viktima në njerëz, por 25 persona që u përkasin katër familjeve janë të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë shkrumbuar të tëra. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, zjarri ka rënë në një banesë ku nuk kishte njeri në momentin e shpërthimit të tij.


Ai është përhapur shumë shpejt, duke djegur edhe tre banesat të tjera, të cilat komunikonin me njëra tjetrën pasi ishin me një çati unike. Policia ka deklaruar se banesat u përkisnin shtetasve Hamdi Jangozi, Durim Haxhia, Pashk Deda dhe Fiqiri Kapo.


Zjarri ka rënë në banesën e Hamdi Jangozit. Ai kishte qenë në punë kur e kanë lajmëruar fqinjët se shtëpia ishte duke u djegur. "Kam ardhur me vrap në të njëjtën kohë me zjarrfikësit dhe në shtëpi gjeta vetëm hirin që kishte mbetur. Nuk kam patur asnjë njeri në banesë dhe si pasojë çdo gjë ishte djegur",- thotë ai. Jangozi thotë se të njëjtin dëmtim kanë pësuar edhe tre fqinjët e tij.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›