Turqi, 10 ushtatarë turq vdesin në përleshje me kurdët në Simak
Turqi- Dhjetra anëtarë të forcave të sigurisë turke janë vrarë në një sulm nga rebelët kurdë, afër kufirit me Irakun dhe Sirinë, thonë zyrtarët.
“Rreth 20 militantë po ashtu humbën jetën në provincën juglindore të Simak”,- tha guvernatori Vahdettin Ozkan që citohet nga BBC-ja. “Luftimet shpërthyen të dielën vonë në mbrëmje dhe ishin të vazhdueshme”,-tha ai.
Përleshjet midis ushtrisë turke dhe rebelëve të PKK-së, të cilët kërkojnë autonomi për kurdët, janë intensifikuar në rajon gjatë vitit të kaluar. PKK-ja sulmoi policinë dhe objektivat ushtarake në qytetin Beytussebap të dielën me armë dhe raket-hedhësa, raportoi media turke.
Si SHBA-ja dhe BE-ja e klasifikojnë PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), si një organizatë terroriste. Ajo filloi një fushatë guerile për një atdhe etnik në zemër të juglindjes së vendit në vitin 1984.
Luftimet janë rritur në muajt e fundit, dhe Turqia ka fajësuar pjesërisht trazirat në Sirinë fqinje. Ankaraja akuzon Sirinë se ka lejuar PKK-në për të vepruar në territorin e saj, edhe pse forcat qeveritare kanë ceduar kontrollin e disa zonave kurdë në veri të Sirisë.
PKK-ja është fajësuar për hedhje raketash në provincën Hakari dhe për një shpërthim bombe në qytetin jug-lindor të Gaziantep, i cili la nëntë të vdekur, duke përfshirë katër fëmijë. PKK-ja mohuar çdo përfshirje.
Dorina Bilbili/IDEA/