Alberto Zakeroni, në "pole" për Bajernin
Jurgen Klinsman është gjithmonë e më pranë largimit nga Bajerni i Mynihut dhe në Gjermani janë hedhur hipotezat e para për zëvendësuesin e tij. Fitorja bindëse kundër Ajntrahtit të Frankfurtit ka sjellë pak qetësi në radhët e bavarezëve, në garën për titullin kampion në Bundesligë, megjithatë, drejtuesit e klubit po studiojnë alternativat për sezonin 2009/2010. Disa prej teknikëve që mund të drejtojnë Bajernin në të ardhmen janë Alberto Zakeroni, Karlo Ançeloti, Armin Veh, Bernd Shuster, Matias Samer, Frenk Rajkard dhe Sven Goran Erikson. Sipas mediave gjermane, në "pole position" duket Zakeroni, që në vitin 1999 është shpallur kampion i Italisë me Milanin. 56-vjeçari nuk ka qenë i angazhuar që prej vitit 2007, ku u largua nga Torino.