E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane kufizime te trafikut per aktivitet festive

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Kryeqytet, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat në varësi. Në kuadër të këtyre masave më datë 25 dhe 26 nëntor 2012, për të garantuar mbarëvajtjen gjatë provave të Paradës Ushtarake, që do të zhvillohet në segmentin rrugor Sheshi Rilindja, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skenderbej” në intervalin kohor nga ora 19.00 deri në oren 23.00 : Nuk do të lejohet parkimi  dhe lëvizja e mjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”. Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjetve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”. Nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjetve në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Barrikada” me rrugën e “Dibrës”, deri tek sheshi “Skënderbej”. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor  nga Kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën e Barrikadave (tek kryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skënderbej”. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimi i Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën ‘Fortuzi”  deri tek sheshi “Skënderbej“. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit’ me Minsitrinë e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skënderbej”. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqezimi i  rrugës së “Kavajës” me rrugën “Kont Urani” deri tek sheshi “Skënderbej”.
Ndërkohë më datë 26.11.2012 Nga ora 10.00 e në vazhdim do të ketë kufime të lëvizjes së mjeteve përpara TOB (Teatrit te Operas dhe Baletit)  dhe në sheshin “Skënderbej”. Nga ora 11.00 do ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “Xhorxh Ë. Bush” pranë Urës së Tabakëve ku do bëhet ngritja e Flamurit, si dhe vendosja e mozaikut të Flamurit Kombëtar. Do të ketë kufim të lëvizjes së mjeteve pranë rrethrrotullimit të Doganës në kryqëzim të  rrugës së Durrësit me Unazën e Re nga ora 12.00 deri në 14.00 ku do të bëhet emërtimi i sheshit “Shqiponja” dhe vendosja e monumentit  (rrethrrotullimi i doganës).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›