E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaloresit mberrijne ne Durres

Kalorësit e Pavarësisë mbërrijnë ne Durrës. Pesë ditë udhëtim me kalë, nga Prekazi i Kosovës, drejt  Vlorës, nga ku do të ngrejnë flamurin e Pavarësisë me 28 nëntor. 
10 kalorësit e “Pavarësisë” mes tyre dhe  një femër, kanë përshkuar rrugën e  Isa Boletinit, me shtigjeve  duke përjetuar të njëjtin emocion,  sa ata njerëz që e përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes së flamurit në Vlorë 100 vite më parë.
Më pas ata janë ndalur në zonën e shkëmbit të Kavajës, ku një nga bizneset private ka hapur dyert, duke i ofruar mëngjesin falas, ndërsa i kanë dhuruar dhe një simbol të Shqipërisë së bashkuar.
Pas Durrësit ndalesa tjetër është Fieri aty ku pritet tu bashkohen edhe të tjerë bashkëkombës për të vijuar më pas  qetësisht rrugën  drejt Vlorës së pavarësisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›