Flamuri, Thaci ia dhuron fshatrave multietnike
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, u ka dhuruar flamurin e Republikes se Kosoves, drejtuesve lokale, shqiptare e serbe te dy fshatrave multietnike te komunes se Skenderajt (krahina e Drenices, ne perendim te Prishtines). "Ne Kosoven e re me demokraci qytetare, te bashkuar dhe multietnike, jemi duke punuar qe te kemi edhe identitetin e ri, ndaj ju kam sjelle simbolin e Kosoves se re, flamurin e ri", deklaroi Thaci ne lokalitetin e Runikut, me 10 mije banore, ku shumica jane shqiptare, por ka edhe serbe, ashkalinj dhe myslimane.
Thaci i pergezoi banoret per bashkejetesen dhe tolerancen nderetnike dhe tha se ky eshte mesazhi me i mire qe ata i kane dhene Kosoves dhe gjithe botes. "Kosova eshte vend i te gjitheve dhe nuk duhet ndare ne shumice e pakice", deklaroi ai, duke theksuar se Kosova "eshte vend me integritet territorial te paprekshem". Per raportet e mira nderetnike, banoret e komuniteteve te ndryshme vleresuan meriten e kryetarit te Bashkesise Lokale te Runikut, Murat Dauti, shqiptar, i cili ben pjese ne Komitetin multietnik.
Perfaqesuesi i serbeve te fshatit Banje, Milutin Kovacevic, anetar i Komitetit te Ndermjetesimit, vleresoi ne vecanti lirine e levizjes dhe marredheniet e mira ne nivelin e drejtuesve te fshatrave. Ai theksoi se siguria e pergjithshme ne vitet e fundit "eshte e mire dhe per t'u pershendetur", por kerkoi ndihme per punesim, asfaltimin e rruges Banje-Syrigane, per rrjetin elektrik dhe te telefonise fikse. "Shpresojme se keto probleme do te zgjidhen ne nje te ardhme te afert, fale edhe ndikimit te autoritetit tuaj. Ardhja juaj eshte nje shenje e mire per serbet e ketushem, se mund te jetojme bashke", i tha Kovacevic Kryeministrit Thaci. Edhe perfaqesuesi i serbeve te fshatit Syrigane, Milan Tomashevic, verejti se rruga dhe bujqesia jane jetike per banoret shqiptare e serbe te asaj ane. "Populli iu ka respektuar juve, ndaj dhe ju kthejani popullit respektin duke punuar mire", i tha perfaqesuesi serb Tomashevic, Kryeministrit te Kosoves. Me pas, Thaci, bashke me drejtuesit lokale shqiptare e serbe, eci me kembe deri te burimi i ujit siper Banjes, fshati me numrin me te madh te serbeve ne ate rajon, 60 familje serbe dhe 3 shqiptare.