E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shteti i ri, themelet qe me '99-en"

Muhamer Ibrahimi - Trimi, dizajnuesi i simboleve te shtetit te Kosoves, ka filluar te mendoje dhe te hedhe idete e tij ne leter qe shume perpara se te shpallej konkursi per keto simbole nga Ekipi i Unitetit, ne qershor 2007. Kete e pohoi dje Ibrahimi, ne nje interviste per ATSH-ne. "Konkurrenca ishte jashtezakonisht e madhe. Moren pjese mbi 1000 aplikues me me se 5000 propozime. Sa kam mundur te shoh, edhe konkurrente te tjere kane pasur elemente te ngjashme per simbolet e shtetit. Po une e pata fatin e madh qe te fitoj konkursin e shpallur nga Ekipi i Unitetit", thote me modesti dizajnuesi i simboleve shteterore te Republikes se Kosoves.
Duke folur per veten dhe per shtesen "Trimi", qe shoqeron mbiemrin e tij, duke i zevendesuar, per ata qe e njohin, edhe emrin, ai tregon: "Pseudonimin e kam qe nga lindja, nga gjyshi. Ai me kishte quajtur 'Trim', nga gezimi se familja u be edhe me nje djale. Gjyshi me ka thirrur gjithmone 'Trim'. Keshtu me therrasin edhe familja, farefisi, miqte, shoket, dashamiret, koleget... Me duket se me njohin me shume si 'Trimi' sesa si Muhamer Ibrahimi", thote ai. "Jam lindur ne Prishtine me 26 prill 1975, jam rritur ketu, ne lagjen Bregu i Diellit dhe jam shkolluar ne Prishtine. Shkollen fillore e kam kryer ne 'Ismail Qemali', te mesmen - degen e elektros ne "Gjin Gazulli". Me tej u regjistrova ne universitet dhe fillova Elektron, por perfundova Fakultetin e Arteve. Vitin e pare e kreva para lufte, tri vitet e tjera te studimeve pas luftes per clirimin e vendit. Tani merrem aktivisht me dizajnin grafik. Kam studion time ne Prishtine. Kam marre pjese edhe ne konkurse te tjera, kam disa shperblime te fituara per logo, pulla postare, per disajne te tjera. Ne luften e UCK-se kam qene ne zonen e Pashtrikut. Me pare isha dhe ne Shqiperi, per trajnim".
Pyetjes se kur filloi te mendoje per simbolet e shtetit te Kosoves, Trimi iu pergjigj se kjo ka ndodhur menjehere pas lirise se Kosoves, pas hyrjes se forcave te NATO-s, kur u fol se Kosova duhet te prezantohet gjithsesi, me simbolet e veta: "Flamuri dhe Stema dolen nga shume ide. Edhe forcat politike te Kosoves me kane dhene drejtimin dhe idene per te krijuar simbolet e shtetit tone. Me pas, ishin kriteret e bashkesise nderkombetare qe duheshin respektuar".
Festa e shpalljes se Pavaresise se Kosoves, feste per gjithe shqiptaret, per Muhamer Ibrahimin ishte edhe festa e fatit te tij me te madh: zgjidhja qe paraqiti ai, fitoi konkursin per simbolet e Kosoves. Dhe mes vecantive qe shoqerojne historine e flamurit dhe stemes qe do te paraqesin Kosoven ne OKB edhe ne gjithe boten, eshte dhe fakti se ato jane menduar e dizajnuar nga shpirti, mendja, ideja dhe dora e nje ish-luftetari te lirise se Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
Perzgjedhja, nder 5 mije propozime
Konkursi per simbolet shteterore te Kosoves u mbyll me 27 qershor 2007 ndersa 17 dite para shpalljes se pavaresise, me 31 janar 2008, Qeveria formoi grupin per zgjedhjen e atyre qe do kalonin fazen e pare te konkursit. Nga me se 5 mije propozime, fillimisht u zgjodhen 1736. Pese nga keto, me 5 shkurt 2008, u dorezuan per procedura te metejme ne Kuvendin e Kosoves, ku Flamuri dhe Stema, autor i te cilave ishte Trimi, u miratuan po ne seancen historike te shpalljes se Pavaresise.
Trimi ndan tri elemente. "Nje element i ideve ishte harta e Kosoves qe e identifikon ne flamur e ne steme shtetin dhe simbolizon integritetin territorial te shtetit. Ngjyra e verdhe e hartes, simbolizon pasurite e Kosoves, pasurite nentokesore e mbitokesore, dhe mbi te gjitha qytetaret e saj, popullin, qe me shumice eshte rini, e cila e perterin dhe e rrit. Ngjyra blu paraqet perkatesine evropiane te vendit dhe popullit, aspiratat e qytetareve te Kosoves per integrimet euroatlantike. Gjashte yjet paraqesin komunitetet qe jetojne ne Kosove shqiptaret, serbet, boshnjaket, turqit, goranet e romet dhe barazine e tyre; ngjyra e bardhe e yjeve, te ardhmen e ndritshme te tyre ne kete vend te lire e demokratik".
Kushtetuta, mbyllet debati publik
Diskutimi publik per Kushtetuten e Republikes se Kosoves u mbyll ndersa miratimi ne Kuvend pritet gjate marsit. 24 shkurti ishte dita e fundit e dergimit te opinioneve te qytetareve ne forme te shkruar ne adresen e Komisionit Kushtetues, ndersa dje u mbyllen dhe debatet me qytetaret, qe kishin filluar me 28 janar. Kushtetuta u hartua mbeshtetur ne dy vullnete: i pari qe Kosova te jete shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti, qe me Deklaraten e Pavaresise te 17 shkurtit, Kosova si shtet te marre detyrimin nderkombetar per zbatimin e Paketes "Ahtisari".
Procesi i miratimit te Kushtetutes pritet te filloje kete jave. Fillimisht ajo miratohet nga Komisioni Kushtetues, pas shqyrtimit te verejtjeve dhe sugjerimeve te qytetareve dhe pastaj merr pelqimin e perfaqesuesit civil nderkombetar. Procesi permbyllet me dorezimin e Kushtetutes te Presidenti i Kosoves, i cili ia dergon per miratim Kuvendit te Republikes. Pas kesaj, parashikohet qe Kushtetuta te hyje ne fuqi menjehere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›