E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri debat me zëdhënësen për “Koqot e Ramës”

Nga Antena brenda familjes

Dje ishte një ditë e lumtur për Flamurin. Dy privatizime të mëdha kaluan brenda ditës në parlament. U shit dhe OSSH, dhe licenca e katërt e telefonisë celulare. Flamuri u ndje i lehtësuar me detyrat që kishte marrë. ǒnuk bëri që të mblidhte kuorumin. Dhe Ylli Pangon e shkretë e mori në telefon dhe iu lut të vinte në Kuvend. Filloi të sjellë në mendje dhe një herë gjithë detyrimet që kishte ndaj tyre. Për licencën e operatorit të katërt i kishte ndarë pazaret me Frangajn. Ai i kishte shpjeguar gjerë e gjatë se sa e rëndësishme ishte të bëhej ky operacion, pasi, sipas tij, ishte direktivë e doktorit që të bënte ca ndere nga “të dy palët”.

- Si nga të dy palët? - i tha Flamuri.

- Po ja, dhe ne, dhe disa nga ata të Topit, - i tha Sandri.

- Po ç’ne nga të Topit, - i tha Flamuri, - se ata nuk janë?

- Jo ata të “Top Channel”-it, se ata s’i blejmë dot, - i tha Frangaj, - po t’ua marrim kalanë nga brenda, t’u bëjmë ca ndere këtyre të tjerëve të “DigitAlb”-it, se pastaj këta do të zbusin pak punën te Topi.

Në fillim Flamurit s’ia mbushi mendjen ky arsyetim i Sandrit dhe foli me atë burrin.

- Flamur, ka shumë rëndësi që ta bëjmë këtë privatizim, nuk duhet me hezitue. Ata kanë fitu tenderin…

- Po nuk është bërë tender, - tha Flamuri, - ka dështuar.

- E di Flamur, e kanë dështu njerëz të Edi Ramës, se kanë dashtë me e dhënë këtë licencë vetë në të ardhmen, por ne nuk do t’i lejojmë.

- Po mirë, këta të “Klan”-it, po janë dhe këta të “DigitAlb”-it dhe më duket se është dhe ky Duka?

- Flamur, ne kemi një betejë me Edi Ramën. Duka nuk ashtë ma me Edi Ramën, Duka po shikon punët e veta, biznesin e vet dhe ne s’kemi punë me biznesin që shikon punët e veta. Ata që duan të ndihmojnë Edi Ramën, ata do të marrin përgjigjen e merituar.

Pas kësaj Flamuri u sqarua. Thirri prapë Sandrin.

- Fola me atë burrin, në rregull tha. Do nxjerr këtë zëdhënësen e PD dhe t’i sulmojë këta që u bien ju më qafë.

Pesë minuta më vonë thirri zëdhënësen. Foli me atë burrin dhe i dha tekstin.

- Ma lexo njëherë ta dëgjoj unë tani, - i tha Flamuri.

Zëdhënësja filloi ta lexonte: “Edi Rama dhe Koqot e tij po shfaqen përditë e më shumë në publik. Koqot e tij janë të diskredituar tani, për shkak se kanë mbetur të pakënaqur nga transparenca e qeverisë …

- Prit, prit, - tha Flamuri, - se na e bëre pornografi fare. ǒjanë këto Koqe që kanë mbetur të pakënaqur nga transparenca e qeverisë?! Duket shumë keq kështu. Që Edi Rama del me koqe përjashta, e dimë, po s’ke pse e përzien me transparencën e qeverisë.

- Vetë ma ke dhënë këtë tekst, - tha zëdhënësja.

- Po, por duhet ta thuash “ç” si çekani, jo si qeni.

- Po e thashë “ç” si çekani duket sikur Edi Rama është simbol i punës, kurse si qeni, është tamam, - tha zëdhënësja.

- Mos na përzje tani kot shqipen, se më je bërë më keq se Jozefina që ishte në Gramsh dhe iu thoshte fëmijëve të shkollës “loqka” ime, kur i puthte në faqe.

- Në rregull, - i tha zëdhënësja. - Po shmang ç dhe q, por do ta kemi problem, kur të flasim për qeverinë. Pastaj, derisa këtë deklaratë e do Frangaj, ai s’e ka problem, se njësoj si unë i shqipton.

I bezdisur nga kjo skenë, Flamuri mori prapë Sandrin në telefon.

- Gjithçka në rregull, - i tha. - Kemi bërë gati dhe deklaratën, hap lajmet me të. I rregullova të gjitha. Mora dhe Olldashin në telefon, i thashë dil shpejt në konferencë dhe thuaj që nuk ka dështuar tenderi, por do shpallim fitues të parin. Më tha që “s’ka si them se tenderi ka dështuar”. I thashë, mo t’i shoh më aty ata që e dështuan, po bëj kështu si të them unë. Dhe ashtu bëri. Tani gjithçka e ke në rregull.

- Në rregull, - i tha Sandri. - Do t’i kem bombë lajmet sot. Le të grijnë sallatë këta. U kam thënë këtyre gazetareve, sa të jetë Berisha në pushtet, u dal unë zot dhe po kritikuat qeverinë, por, po erdhi Rama, u kam thënë, s’u mbroj dot, se prishem kot me të.

- Pse ti mendon që vjen ndonjëherë Rama në pushtet? - pyeti Flamuri i çuditur.

- Jo mor burrë, por i gënjej kot, se kush rri e i sqaron, - tha Sandri. - Dua t’u them që doktori është më i mirë, se të lë të thuash ç’të duash dhe ai thotë ç’të dojë. Pastaj këta janë çuna të mirë. Unë i kam miq prej kohësh. S’prishin qejf me njeri. Dhe me Nanon e kanë pas mirë. Madje një prej tyre e ka shtyrë tri herë dasmën, se nuk ishte Nano në Tiranë. S’prishin qejf me njeri ata. Ke për të parë sa të respektojnë dhe ty. Më kanë thënë kaq herë. “Njeri shumë i mirë ai Flamuri, si ta takojmë ndonjë ditë?” Po s’kam pas kohë të pimë një kafe bashkë.

- S’ka problem, - i tha Flamuri, - se këtu jemi. Mjafton të jenë të qartë se e kanë nga unë atë licencë, se po të mos isha unë, do ishte bërë tender dhe po të bëhej tender, s’dihet kush na dilte me këto ligje që janë bërë. I thashë atij burrit, mo të shoh njeri në tender. Dhe e mbajti fjalën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›