E Diel, 1 Nëntor 2026

Godinat e shëmtuaraNga “Daily Telegraph”Mauzoleumi i mrekullueshëm në Frogmore, ku Viktoria dhe Alberti prehen poshtë statujave të tyre prej mermeri me veshje anglosaksone, po shkërmoqet, sepse qeveria nuk ka tre milionë paund për ta riparuar. Ata që

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Godinat e shëmtuaraNga “Daily Telegraph”

Mauzoleumi i mrekullueshëm në Frogmore, ku Viktoria dhe Alberti prehen poshtë statujave të tyre prej mermeri me veshje anglosaksone, po shkërmoqet, sepse qeveria nuk ka tre milionë paund për ta riparuar. Ata që e vizitojnë gjatë ditëve të hapjes, e kuptojnë rëndësinë kombëtare të monumentit. Në kontrast, kur shef i Thesarit ishte Grodon Brown (kryeministri i sotëm britanik), godina e Ministrisë së Financave, të cilën nuk e shikon kush, u rindërtua për 225 milionë paund.

Ky trajtim kaq ulët i trashëgimisë mbretërore është i njëjtë me lënien pas dore të rrethinave të qytetit. Godinat e këqija krijojnë qytetarë të këqij. Shqetësimi është kombëtar, prandaj, që të përmirësojë qytetet e mbushura me banalitete të shëmtuara, qeveria e ardhshme fillimisht duhet të krijojë një Komision për Shembjen e Godinave. Kandidatja e parë do të jetë e ashtuquajtura Zyrë e Identitetit dhe Pasaportave. Lexuesit mund të kenë sugjerimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›