Lamtumirë bashkim kombëtar? Nga Valmir EleziNë këtë kohë të integrimeve në organizata supershtetërore e mbinacionale, me të madhe flitet e shkruhet për zvogëlimin e rëndësisë së shteteve sovrane, për pranimin e zbehjes së identiteteve të tyre kombëta
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Lamtumirë bashkim kombëtar? Nga Valmir EleziNë këtë kohë të integrimeve në organizata supershtetërore e mbinacionale, me të madhe flitet e shkruhet për zvogëlimin e rëndësisë së shteteve sovrane, për pranimin e zbehjes së identiteteve të tyre kombëtare, por tri gjëra janë të pranishme në këtë mishmash idesh a preokupimesh. E para, ‘asnjë shtet nuk e harron territorin e tij’. E dyta, ‘mund ta vendosni një francez në Gjermani, por ai asnjëherë më shumë nuk do ta ndiejë veten të qenit francez’. Dhe, e treta, shtetet dhe kombet padyshim që nuk janë të mjaftueshme për vetveten. Shkalla e sotme e zhvillimit “i detyron” të gjitha kombet dhe shtetet e botës të hyjnë në kontakte dhe lidhje të shumëllojshme reciproke, fjala vjen: politike, ekonomike, deri tek ato arsimore-kulturore. Andaj, duke qenë se kjo është prezente te të gjithë, e po ashtu edhe dallueshmëria, “të gjithë” e kanë pranuar (të paktën në ide) ‘unifikimin në diversitet’.
Sot ekziston ideja, të paktën ndër shqiptarë se, duke hyrë në Bashkimin Evropian, nënkuptojmë edhe bashkimin kombëtar, nën një ombrellë tjetër. Por, një ide tjetër e kundërt me këtë është se më parë duhet të arrihet bashkimi kombëtar e pastaj të bashkuar të hymë në këtë organizatë shtetesh. Dhe e fundit se duke hyrë në një organizatë të tillë rëndësia e identitetit kombëtar po zbehet, sepse shtetet në mënyrë vullnetare përmes një kontrate po heqin dorë nga disa pjesë të tyre për ideale më të rëndësishme që nuk janë në kundërshtim as me identitetet e tyre, por se kjo heqje dorë nënkupton ta pranosh edhe tjetrin dhe të pranohesh nga tjetri. Pra, të bashkuar në dallueshmëri, është slogani që mëton të realizohet kjo. Prandaj, kjo ideja e tretë, ku po zbehet identiteti kombëtar, më së shumti i kundërvihet idesë së bashkimit kombëtar si fillim, e më pak idesë së parë, ku bashkimin mund ta realizojmë diku tjetër.
Në rastin e shqiptarëve gjendja është pak më ndryshe, sepse, për dallim nga të tjerët, hyrja në Bashkimin Evropian dhe pranimi i të tjerëve ashtu siç janë bëhet duke mos qenë në gjendje të japësh vlerësime për të tjerët, në fakt më i rëndësishëm është opinioni i tyre...
Në fillim të prillit, Republika e Shqipërisë u bë anëtare e re, bashkë me Kroacinë, e NATO-s dhe më pas kjo ka bërë kërkesën për të qenë vend kandidat për në BE. Qoftë anëtarësimi në NATO, apo edhe kërkesa e saj për kandidate për anëtarësim në BE, bëhen duke mos planifikuar ndonjë strategji të përbashkët veprimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Madje, si pranues të Pakos së Ahtisaarit, ne kemi pranuar mos-ndryshimin e kufijve të Kosovës, sepse, ndër tjera aty thuhet: “Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo të ndonjë pjese të ndonjë shteti”.
Më shumë se kaq, ne kemi hequr dorë (të paktën në dokumente) nga e kaluara jonë. Projekti i ndërtimit të shtetit të Kosovës nuk është mbështetur në të kaluarën, në atë që e dimë deri diku se çfarë ka qenë, po ashtu nuk është bazuar në sakrificën e brezave, të gjakut dhe truallit. Prandaj, kontrata që është pranuar (jo pa qëllim e cilësuar si ‘kompromis i dhimbshëm’), Kosovën e ka projektuar në idenë e asaj që do të ndodhë dhe që në botën reale nuk mund ta prekësh, sepse kjo është shumë herët. E ardhmja natyrisht që nuk dihet çfarë do të jetë, por shihet me optimizëm, sidomos në rastin tonë. Andaj, ngjarjet historike të ditëve të fundit (veçmas anëtarësimi i Shqipërisë në NATO), po krijojnë bindjen e ndarjes së rrugëve për Kosovën dhe Shqipërinë, duke i menduar jo më si dy shtete që kanë qëllime të njëjta në raport mes tyre, por si dy shtete që kanë qëllime të njëjta në raport me të tjerët. Kjo bindje mund të jetë krijuar edhe më herët, që me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Pse? Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, pavarësisht asaj që mund të kenë simpati më të theksuar në raport me të tjera shtete (e kjo nuk mund të të lërë përshtypjen e të vepruarit si një shtet i vetëm), sepse realisht jemi dy shtete, prandaj do të jenë shtete normale në raport me anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian, por edhe ndërmjet tyre.
A duhet të rikthejmë kohën dhe të përmbysim gjithçka që është bërë? Natyrisht që jo. Madje kjo është e ditur, dhe që mëtohet. Sepse edhe po ta mendonim këtë, kjo është e pamundur. Por, ajo që duhet bërë është bashkërendimi dhe hartimi i politikave të përbashkëta, të cilat lidhjen emocionale që ekziston sot, ta kthejnë në një lidhje fizike, e cila për shumë kohë nuk ka ekzistuar.