Ramos kthehet pas Vitit të Ri

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos pritet të qëndrojë jashtë fushës deri pas Vitit të Ri, pas dëmtimit të gjurit.
Ramos, 25 vjeç, luajti 90 minuta të plotë në fitoren 6-2 në Sevilla të shtunën, por pas takimit u vërejt se kishte pësuar një lëndim, që nuk duket të jetë edhe aq i lehtë.
“Pas testeve në mëngjes, kemi vërejtur një çarje të vogël. Shpresoj të kthehem së shpejti”, tha Ramos. Ndërsa klubi ka njoftuar se Ramos mund të mungojë në ndeshjen e parë të La Ligas në vitin 2012 kundër Granadas më 8 janar.