E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri, i shqetësuar për shkrirjen e PD në Kutalli të BeratitNga Antena brenda familjesLajmi që PD e Beratit ishte përçarë, e la pa punë dje Flamurin. Mes halleve të shumta që kishte në Kukës, përçarja e PD së Beratit ishte telash mbi telashe. Drejt

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri, i shqetësuar për shkrirjen e PD në Kutalli të BeratitNga Antena brenda familjes

Lajmi që PD e Beratit ishte përçarë, e la pa punë dje Flamurin. Mes halleve të shumta që kishte në Kukës, përçarja e PD së Beratit ishte telash mbi telashe. Drejtuesit e seksionit të Partisë Demokratike në fshatin Drenovicë, së bashku me ta dhe një grup anëtarësh, kanë deklaruar shkëputjen nga radhët e kësaj partie.

“Bëjmë publike dorëheqjen tonë nga PD, për arsye se kryetari i degës së Beratit ka shkelur statutin, ka marrë nën 50% në zgjedhjet e kaluara”, - ka deklaruar Vasillaq Bibo, kryetar i seksionit të PD në Kutalli.

“Nuk kemi kërkuar punë dhe PD e di mirë këtë. Ne që kemi përfaqësuar PD në vite, kemi militantët që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës, por tani që kanë marrë pushtetin, nuk pyesin më për ta”, - ka pohuar edhe Arben Dyli, kryetar i seksionit të komunës Kutalli.

Problemi më i madh që kishte me këtë punë Flamuri, ishte se nuk kishte me kë të fliste. Mori Genc Pollon në telefon për ta pyetur si është puna.

- Nuk e di, - tha, - se nuk e njoh mirë rrethin. Këta të PD në qendër nuk më flasin me gojë që kur kam ardhur këtu. I vetmi që më flet është Lefter Maliqi, por dhe ai nuk e njeh PD.

- Genc, ti duhet të mbash përgjegjësi për zonën. Deshe të parin, të parin të kam vënë. Tani dili zot punës.

- E kam pak të vështirë, - tha Genci. - Shkova në këtë komunën ku kemi probleme dhe fillova t’u shpjegoj situatën. Por problemi i tyre ishte me kryetarin e degës së partisë.

- Po nuk i pyete çfarë problemesh kanë? - tha Flamuri.

- I pieta, por ma prenë shkurt. “Me ty dhe Lefter Maliqin nuk kemi gjë, - më thanë, - se ju nuk jeni tanët, keni qenë me PS.” U përpoqa t’u them se unë jam i PD, po s’më besonin. Njëri prej tyre më tha që “në vitin 2001 të mbaj mend kur erdhe në Berat kundër Berishës dhe të shoqëronte Lefter Maliqi si polic. Tani jeni bërë të dy në listë dhe keni ardhur si të PD. Po nuk e hamë ne atë. E kemi inatin me kryetarin tonë, s’e kemi me ju. Ju u quajmë muhaxhirë.”

- Punë dreqi, - tha Flamuri. - Po dhe ti ç’ke dashur me Lefter Maliqin më 2001?

- Nuk e mbaj mend me kë kam qenë, - tha Pollo, - se atëherë na i jepte Meta policët me vete. Mund të kemi qenë dhe me atë, po s’e mbaj mend, ç’të të them.

- Po si i bëhet halli, t’i zbusim pak? - tha Flamuri.

- U përpoqa t’i zbus, - tha Pollo. - U thashë që Lefteri është “Rishtar i Demokracisë”, por e ngatërruan, se iu duk sikur thashë Pishtar i Demokracisë dhe desh më mbytën.

- Po pyet kush na e përçan këtë degë. - tha Flamuri. - Për kë do votojnë?

- Pyeta mos qëndron pas tyre Fatmir Mediu, por u zemëruan shumë, - tha Pollo.

- Doni të njollosni dhe fshatin, dhe komunën, - më tha i nxehur ish-kryetari i PD. - Kush të ka thënë ty që nga fshati ynë ka prostituta dhe drogaxhinj?

- Nuk e thashë këtë, ia ktheva, se desha ta qetësoja.

- E the që çke me të, - m’u kthye. - ǒdo të thuash më akoma?! Na the mos ju ka blerë Fatmir Mediu. D.m.th., që të kemi, ose kurva për Itali, ose të merremi me drogë. Po ne duam punë të ndershme zotëri. Fatmir Mediun mbaje vetë, - më tha, - se ti shëtisje me të nëpër Evropë në atë kohë, ne shikonim punën tonë dhe doktorin.

- Të drejtë kanë, - tha Flamuri. - Duhet hapur fjalë madje që dhe ai universiteti që do të hapë privatisht në Berat do të mbledhë femra për t’i shitur se i besohet atij.

- Më vjen keq, - tha Pollo. - Unë s’flas dot për këtë të UFO-s, se më ka “respektuar”, kur i dhashë licencën e universitetit dhe kam frikë se m’i përmend ato “bakshishet” tani në fushatë.

- Pse s’thua ti që e paskemi qarë qarkun e Beratit ne, - tha Flamuri. - Ti me Lefterin paskeni vajtur nën garancitë e Ilir Metës më 2001, Mehmetin e shkretë po s’e ka ndihmuar njeri, Fatmir Mediu bleka vota me piramida, dalkemi me këpucë të kuqe ne, - tha Flamuri.

- S’di ç’të të them, - i tha Pollo, - por e sigurt është se unë do dal deputet. Ma thonë të gjithë këtë. Sa herë kaloj rrugës, dëgjoj njerëz që thonë: “Do t’ia japim Kuqos. Do t’ia japim Kuqos”. Edhe pse është kundër meje, unë e di që mua më thërrasin Kuqo dhe më bëhet qejfi që do të ma japin.

- Mos mor burrë se na more më qafë, se Kuqua është një tjetër, një i fortë që punon për PS. Pse nuk thua ti që na more më qafë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›