E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zonë e Ndaluar” e Bushatit ndriçohet nga ekrani i Vizion PlusitNga TemaDokumentari për profilin politik të Edi Ramës do të shfaqet sot në Vizion Plus. Gazetari i njohur, Andi Bushati, ka përgatitur transmetimin për dy ditë rresht të dokumentarëve që

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Zonë e Ndaluar” e Bushatit ndriçohet nga ekrani i Vizion PlusitNga Tema

Dokumentari për profilin politik të Edi Ramës do të shfaqet sot në Vizion Plus. Gazetari i njohur, Andi Bushati, ka përgatitur transmetimin për dy ditë rresht të dokumentarëve që u censuruan në TV Klan. I pari bën fjalë për profilin politik të Edi Ramës dhe i dyti për profilin politik të Sali Berishës.

Vetë Bushati ndjehet i qetë në vendimin e tij për t’u larguar nga TV Klan.

“Ishte një vendim i natyrshëm që ma diktuan me sjelljen ndaj profesionit tim”, - tha Bushati.

Dokumentari për Edi Ramën i bën një vështrim të thellë biografisë së tij politike, zigzageve të tij në jetën politike dhe konceptin e tij për të drejtuar një Parti të re Socialiste.

Ndërkohë, dokumentari për Berishën është i fokusuar te fakti që Berisha ka tradhtuar fitoren e vitit 2005. Bushati sjell një sërë faktesh publike që dëshmojnë një fitore të tradhtuar nga kryeministri i sotëm. Kundërthëniet e tij për korrupsionin, kthimi në klient të tij dhe familjes së tij të personazheve të korrupsionit qeveritar të Fatos Nanos, përfshirja e familjes së tij në historitë e bujshme të korrupsionit dhe përpjekjet për mbetur në pushtet përmes revanshit dhe keqpërdorimit të pushtetit janë disa nga linjat e këtij dokumentari që do të shfaqet ditën e enjte në Vizion Plus.

Andi Bushati, një nga gazetarët më të njohur shqiptarë, themelues i grupit “Klan”, u largua andej dy javë më parë, pasi pronari i këtij televizioni i censuroi transmetimin e dokumentarit për Edi Ramën dhe paralajmëroi dhe censurën për dokumentarin për Sali Berishën.

Pas kësaj Bushati dha dorëheqjen dhe tashmë është pjesë e një projekti televiziv në Vizion Plus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›