10 shqiptarët e Championsit
Leonard Karaj
Që prej sezonit 1992-1993 kur UEFA riformatoi Kupën e Kampioneve, ky kompeticion u kthye në ekskluzivitet i klubeve elitare. Në të njëjtën kohë edhe një “portë e blinduar” për futbollistët shqiptarë të cilët më së shumti militonin dhe vazhdojnë ende, në skuadra të dorës së dytë dhe të tretë. Gjithsesi prej gati një dekade edhe ky kompeticion i “ka shpëtuar” legjionarëve të cilët ndonës në numër gati të pa përfillshëm kanë regjistruar emrin e tyre në Champions League. Për 2009-2010 këtij kompeticioni nga futbollistët shqiptarë i gëzohet vetëm Altin Haxhi. 34-vjeçari është pjesë e APOEL Nikosia skuadër kjo në një grup me Atletikon e Madridit, Çelsin dhe Porton. Mëngjarashi i qipriotëve është shqiptari i nëntë që do të luajë në Kupën e Kampioneve (gjithmonë në fazën e grupeve).
Cana & Hasi
Lorik Cana dhe Besnik Hasi ajnë dy futbollistët sqhiptarë që e kanë “rrahur” më shumë Kupën e Kampioneve. Kapiteni kosovar i Sanderlendit ka luajtur në këtë kompeticion në sezonet 2002-2003, 2004-2005 me PSG-në dhe 2007-2008 e 2008-2009 me Marsejën. Cana është aktivizuar në 20 ndeshje në Kupën e Kampioneve, dy më pak se rekordmeni, Besnik Hasi. Ish-qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare mban rekordin e sezoneve dhe të ndeshjeve në Champions. Hasi, me fanellën e Anderleht ka luajtur në sezonet 2000-2001, 2001-2002, 2003-2004, 2004-2005 dhe 2005-2006 duke regjistruar 22 ndeshje. Hasi ëhstë dhe dnër të vetmit që ka mundur të luajë në stadiume si “Santiago Bernebeu” ndaj Realit ose “Old Trafford” ndaj Mançester Junajtid. Aktualisht mban pozicionin e zëvendës/trajnerit të Anderlehtit.
Golashënuesit
Këta numërohen me gishta. Janë vetëm dy, Besart Berisha dhe Lorik Cana. I pari, ndonëse në sezonin 2006-2007 me Hamburgun luajti vetëm 2 ndeshje, në përballjen me CSKA-në e Moskës arriti të shënonte golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 3-2 në Hamburg në ndeshjen e fundit në grupe. Ndërsa Lorik Cana shënoi në takimin e parë në grupe ndaj Liverpulit sezonin e kaluar në Velodrome, kur mbante veshur ende fanellën e Marsejës. Përveç futbollistëve të mësipërm në Champions, por pa lënë shumë gjurmë janë aktivizuar edhe Bledar Kola (Panathinaikos, sezoni 1998-1999; 2000-2001), Igli Tare (Lacio, sezoni 2007-2008) si dhe treshja e Mariborit në sezonin 199-2000, Geri Çipi, Kliton Bozgo dhe Mehmet Dragusha.
Kartonët
Geri Çipi është futbollisti shqiptar më i ndëshkuar në Kupën e kampioneve. Ish-qendërmbrojtësi i Mariborit më 1999-2000 luajti 4 ndeshjet e para ku regjistroi 4 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Naj Lacios në “Olimpico” (4-0) Çipi mori dy kartonë të verdhë dhe automatikisht doli me të kuqe. Kjo ka qenë dhe ndeshja e fundit e tij në Champions. Por kartonëve të verdhë nuk i janë ndarë Lorik Cana (3), Besnik Hasi (6) Bledar Kola (1), Kliton Bozgo (1) si dhe Arjan Beqaj (1).
Tirana-Flamurtari 1-0
Arjan Beqaj (Anorthosis)
Champions 2008-2009
5 ndeshje, 1 karton i verdhë; 0 gola
Lorik Cana (PSG + Marseille)
Champions 2003-2004, 2004-2005, 2007-2008, 2008-2009
20 ndeshje, 3 kartonë të verdhë; 1 gol
Besart Berisha (Hamburg)
Champions 2006-2007
2 ndeshje, 1 gol
Besnik Hasi (Anderlecht)
Champions 2000-2001, 2001-2002, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006
22 ndeshje; 6 kartonë të verdhë; 0 gola
Bledar Kola (Panathinaikos)
Champions 1998-1999; 2000-2001
9 ndeshje; 1 karton i verdhë; 0 gola
Igli Tare (Lacio)
Champions 2007-2008
1 ndeshje, 0 gola
Geri Çipi (Maribor)
Champions 1999-2000
4 ndeshje; 4 kartonë të verdhë, 1 të kuq; 0 gola
Kliton Bozgo (Maribor)
Champions 1999-2000
6 ndeshje; 1 karton të verdhë; 0 gola
Mehmet Dragusha (Maribor)
Champions 1999-2000
1 ndeshje; 0 gola
Altin Haxhi (APOEL)
Champions 2009-2010
1 ndeshje; 0 gola