E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Elbasan: Kjo festë tradicionale shekullore

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte i pranishëm dje në qytetin e Elbasanit për të marrë pjesë në veprimtari të ndryshme, të organizuara me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës. Gjatë qëndrimit të tij në Elbasan, lideri LSI-së, Meta vizitoi disa familje të njohura në këtë qytet, duke shkëmbyer urimet e rastit për këtë festë. Më pas  Meta i shoqëruar nga drejtues të LSI-së në Elbasan, vizitoi panairin e Ditës së Verës, një aktivitet i përvitshëm në këtë ditë, duke u ndalur në të gjitha stendat, ku kompani dhe firma të ndryshme nga Qarku i Elbasanit kanë ekspozuar produktet e tyre. Duke kaluar nëpër stendat e firmave të ndryshme, lideri i LSI-së u interesua për ecurinë e biznesit të tyre. Pasi ka dalë nga panairi, Meta ka preferuar të shëtisë në këmbë përmes bulevardit “Qemal Stafa”, ku ka shkëmbyer përshëndetje më banorë të shumtë, që kishin mbushur shëtitoren e këtij qyteti. Duke iu përgjigjur interesit të medias së pranishme, Meta uroi qytetarët e Elbasanit në veçanti, por edhe gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Verës. “Uroj të gjithë elbasanllinjve dhe gjithë shqiptarëve  Ditën e Verës, festën e luleve, një ditë e shënuar kjo, që festohet ndër shekuj, në qytetin tuaj”, tha gjatë urimit të tij Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›