E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri, mbles për qeverinë e reNga Antena brenda familjesFlamuri prej dje u caktua si mbles zyrtar për koalicionin e ri. Ai burri ia la këtë detyrë, ndërsa vetë tha: “Do dal të them parimisht, do zgjeroj koalicionin.” I ndanë punët paradite. Ai burr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri, mbles për qeverinë e reNga Antena brenda familjes

Flamuri prej dje u caktua si mbles zyrtar për koalicionin e ri. Ai burri ia la këtë detyrë, ndërsa vetë tha: “Do dal të them parimisht, do zgjeroj koalicionin.” I ndanë punët paradite. Ai burri tha: “Do dal të pi kafe me Fevziun dhe Irfanin, ndërsa ti nisu të gjesh ndonjë deputet.”

- Mua m’i lënë gjithë punët e vështira, - tha Flamuri. - Mirë e gjeta deputetin, po ku i dihet si shkon puna. Do formohet qeveria, po sikur ndonjë biznesmen nga këta tanët të ketë dëshirë të hyjë në qeveri, dhe ne s’e fusim, na ikën e bëhet me Ramën.

Aldo që është akoma shumë i hutuar nga kjo punë, ishte ulur në karrige dhe tundej pa kuptim.

- Akoma nuk po e kuptoj si kanë dalë këto zgjedhje, - i tha Flamurit.

- Po ç’të të them o mixhë, - i tha Flamuri. - Ti je dhe fëmijë pa vese. Ke luajtur ndonjë herë kok a pil me lekë në rrugë?

- Jo, - i tha Aldo.

- Epo si të ta shpjegoj, merr një monedhë leku dhe po ra leku, fitoj unë, po ra shkaba, fiton ti.

- E kuptova, - tha Aldo.

- Aa, bravo.

E hodhën dhe ra monedha. Nuk ra as lek, as shkabë, qëndroi në këmbë.

- Kjo s’ka bërë kurrë vaki. Këtij i bëjnë vaki gjëra të tilla. Hata e madhe.

- Ah, e kuptova, - tha Aldo. - D.m.th., duhet ta rrëzojmë këtë që rri në këmbë.

- Po, - tha Flamuri, - po rrëzohet me lekë, nuk rrëzohet me frymë.

- Prapë s’e mora vesh, - tha Aldo. - Ja, ky Dritan Prifti ka deklaruar që vjen pa lekë, pse të paguajmë kot?

- Ore lëre Dritan Priftin, po na duhen dhe nja tre të tjerë, d.m.th., të bëhen 4 dhe t’i mbajmë sekret. Pastaj të bëjmë sikur i kërkojmë dorën për krushqi Metës. Kur të thotë ai “po”, ne t’i kemi dhe katër të tjerë, që mandatin ta marrim politikisht dhe ta mbajmë privatisht.

- Po sikur të jenë biznesmenë këta me emër të keq, si t’ia bëjmë? - tha Aldo.

- Atë e zgjidhim. Themi janë njerëz që kanë kontribuar për Shqipërinë evropiane. Siç thamë për Paulin Sterkajn që kontribuoi për futjen në NATO.

- E kuptova, - tha Aldo. - D.m.th., me këtë Ilir Metën do të bëjmë gjasme?

- Po, po, ai na duhet sa për sy e faqe të perëndimorëve. Votat do t’i gjejmë me lekë.

- Po në qeveri do jenë këta që do blejmë? - i tha Aldo.

- Jo, qeverinë do ta kemi të moderuar, - tha Flamuri. - Nuk fusim nga krahu radikal. Të gjithë këta që kanë krijuar probleme me zgjedhjet në Berat, Fier, Shkodër s’do jenë në qeveri, se na kritikojnë ndërkombëtarët. Do kemi fytyra të reja.

- Po në Tiranë s’pati probleme, - tha Aldo, - unë s’bëra asnjë rezistencë.

- Dakord, punën tënde do ta shikojmë, - i tha Flamuri, - po këta që na kanë diskredituar standardet e zgjedhjeve nuk i pranojmë. Unë vetë mbarova i pari pa asnjë incident. Këta të tjerët na turpëruan. I thashë dhe atij burrit, mo t’i shoh më në qeveri, ndryshe nuk vij as unë. “Dakord, - më tha, - ke të drejtë.” Na duhen njerëz të rinj, qeveri evropianiste, - tha Flamuri.

- Unë mendoj që këtë Glorin ta fusim në qeveri këtë radhë, - tha Aldo, - se ky ka kontribuar për NATO-n.

- Ah, Glori i madh shumë! Ja t’i bëj një telefon se ky ka bejte të bukura.

- Glori, si të kam vëlla? - i tha Flamuri. - Si t’u dukën zgjedhjet?

- Po hë mo si të më duken, - tha Glori. - Si iu duken të gjithëve. E pieta një plak në Borsh, i thashë: Hë mo, ç’thonë votimet? E di ç’më tha mo? E tha të fortë fare. Më tha: “Shqipëri o nëna ime, o të dhjefsha në votime”.

- Të drejtë ka pas Glori, atë po i them dhe Aldos. Çdo palë zgjedhje të bie, o kokë, o pil, kurse këtij burrit i qëndron dhe leku në këmbë. Ky ka qimen e derrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›