E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama skemë bllokuese për qeverinëNga Tema Socialistët kanë bërë gati skemën e bllokimit të një mandati të dytë të paligjshëm për Sali Berishën. Në selinë e Partisë Socialiste janë të qartë se ata nuk do të hyjnë në Kuvend, nëse Berisha usht

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama skemë bllokuese për qeverinëNga Tema

Socialistët kanë bërë gati skemën e bllokimit të një mandati të dytë të paligjshëm për Sali Berishën. Në selinë e Partisë Socialiste janë të qartë se ata nuk do të hyjnë në Kuvend, nëse Berisha ushtron presion mbi Kolegjin Zgjedhor për t’i hequr PS mandatin e pestë në Berat. Kutitë e Urës Vajgurore kanë rreth 3 mijë vota të quajtura të pavlefshme, ndërkohë që PS i duhen rreth 120 vota për të marrë mandatin e pestë. Nëse Berisha tenton të ushtrojë presion në Kolegj Zgjedhor për këtë çështje, socialistët do të qëndrojnë jashtë parlamentit dhe do të bllokojnë formimin e qeverisë Berisha.

Loja më tej do të mbetet në dorë të Ilir Metës, i cili e ka të vështirë politikisht të hyjë në koalicion me të djathtën. I vetmi shans për të djathtën është që t’i japin Ilir Metës kryeministrin, ose Ilir Meta të bjerë dakord për kryeministrin e së djathtës, që nuk do të jetë Sali Berisha.

Brenda Partisë Demokratike ka shumë hamendje për këtë aleancë, por të gjithë druhen se mos Ilir Meta përmend dikë prej tyre si kandidat për kryeministër, pasi kjo do të ishte shkatërrimtare për karrierën e tyre. Nëse Meta thotë, për shembull, që do të bëjë qeveri me PD, me Boden kryeministër, ose Gazmend Oketën, atëherë është e sigurt se ata do të linçohen brenda PD.

Deri tani Meta ka ruajtur qetësinë dhe ka thënë se do të jetë një proces i gjatë konsultimi me faktorin ndërkombëtar dhe partinë e tij. Kjo e ka bërë Berishën të humbasë qetësinë dhe të nisë pazare personale për mandate kundrejt pagesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›