E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri merr udhëzime për luftë kundër Bashës

Nga Antena brenda familjes

Flamuri ishte dje i shqetësuar për gjyqin e Lulzim Bashës. Pas njoftimit se çështja e tij u pushua, Flamuri filloi të turfullonte. Jozefina e mori në telefon e mërzitur.

- Asht lojë Flamur, - tha. - Kanë dashtë me e shptu kta plehnat. Mos i beso. Krejt e ka bo ajo shtriga. Merret me Fazllira e Fahrira, e nuk merret me Lul Bashën që e ka hak me e futë mrena….

- Kam frikë se ka pasë qejf dhe ai burri, - tha Flamuri.

- Jo Flamur. Ne jena për dur t’pastra. Ne nuk dum t’i myllim çështjet, dum t’i gjykojmë. Ket e kan ba kta sigurimsat e vjetër, se dun të na diskreditojnë si t’lidhun me komunizmin. Jo këtë nuk e ha unë. Nuk kam ndërmen me shkatërru kët parti për një plehën të ardhun prej Holande.

- Nuk e di ç’të them, - i tha Flamuri, - dhe unë jam i shqetësuar, po ai burri ishte i gëzuar.

- S’ka çka me ba. Do bajë si i gzum, por kjo na varros t’gjallë. Nuk ia kemi ngenë tash t’i riheqim imunitetin me e çu për hetim. S’e hoqme e s’e hoqme këtë imunitet të kishim shptu prej tij. Ec e duro këtë plehën tani.

- S’e di, - tha Flamuri, - po nuk i kemi punët mirë. Ky Kuqo është ngjallur dhe do të vijë në PD në vend tënd. Ia nxora do letra dje, por po më detyron t’i botoj përditë nga një, se m’i ka lënë ai burri këtu të gjitha. Tani dhe ky Luli do me ardhë në vend të Bamirit. Po erdhën këta, unë s’kam më vend këtu. S’di ç’të bëj.

- Hiç mos u mërzit. Mos ta ndin për ta. As kam me i qas te dera e partisë.

- Po e kemi vështirë, se po i zbojmë njerëzit tanë dhe po u hapim rrugë këtyre.

- Kë po zbojmë mor?

- Po ja, Besnikun po e zbojmë. Unë kam marr detyrë të thërras çdo natë kryetarë seksionesh, t’i fus në punë dhe t’u them votoni Aldo Bumçin. Aldo bëhet menjëherë me këta të dy. Unë luftoj kot për të.

- Besnikut mirë boll ia bani ai burri, se ka lujt me Bamirin.

- Jo dhe aq mirë, - tha Flamuri. - Se tani duhet ta nxjerrim pa asnjë votë. Se po na mori 20 ose 25 për qind të votave, do thonë njerëzit paska shumë vota kundër atij burrit në PD.

- Me e lanë atë me marr 25 për qind? Po pse mor, a do t’i numuroj Ristani apo ti votat që do marrka 25 për qind ai? Leni mor aty dhjetë vota, boll i ka. Çka me i ba këtij plehnës s’Holandës unë që ma fali ajo shtriga se Besniki të shikojë punët e veta.

- Ky Luli shoqërohet shumë dhe më këtë Fahriun, - tha Flamuri.

- Po mirë boll që shoqërohet me atë. Duhet me e nxitë me shku me të në Elbasan se as 10 për qind nuk merr. Me e pa kush me Fahriun në Elbasan, s’del nga shpija me votu për PD. E me dal keq në Elbasan, ai e fluturoi prej partie, s’e qas as te Bar Kalaja.

- Ore, puna është mos humbasë, - tha Flamuri, - se po humbëm, nuk vjen më vetë te partia ai, se shkon, o në gjyq, o në mërgim.

- Ai duhet me u fut në burg Flamur. Por kjo shtriga na e ka falë. Dun me e ba hero, me e dënu, kur të jena në opozitë e me iu duk vetja Fatos Nano atij, të bëhet kryetar. Veç në e lansha unë me u ba.

- Se ky Fahriu na hapi telashe kot me këtë Delijorgjin. Le që ai Delijorgji ka thënë nëpër telefona se ka dhënë 1 milion euro për PD më 2007. I ka kapë prokuroria. Për Zotin, tek unë asnjë lek s’ka sjellë, s’di ç’i ka dhënë Fahriut.

- Qitja mor letrat, çka po ja man hatrin atij. Krejt Fahriat e Fazlliat po i durojmë na. Ata bajnë miljona, na heqim kusuret e tyne. Plehnat e dreqit. Po kur hapi fjalë që u ba dhe katolik. Jam pagëzu te prifti i Velipojës, thoshte. Ku ku për na. Veç kur më tha prifti “s’kena ç’ka me i ba, se asht ba synet.”

- Po mor po, - i tha Flamuri. - Vajza jote e shtyn me 100 euro në muaj në Itali, vajza e tij ka makinë 90 mijë euro këtu. E krejt i hamë ne. Se e kam dhe komshi dhe s’dua të hapet llafi, por ka një shtëpi sa dy kate, po s’dua të flas, se ashtu është puna.

- Lene mor, çka me folë me të. Boll që asht mik i Lul Bashës, e kupton çfarë race janë. Krejt me këta sigurimsat që i mbrojnë e që na i faturojnë ne pastaj. S’kena ç’ka me i ba. Duhet me luftu!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›