Prasnikar var shpresat te Skela
Situata që po kalon Ervin Skela dhe skuadra e tij, Energi Kotbus, në Bundesligën gjermane është realisht për t’u shqetësuar. Këtë e pranon edhe trajneri i Kotbusit, Bojan Prasnikar, teksa i duhet të luftojë së bashku me lojtarët për të siguruar mbijetesën. Energi ka pësuar pesë humbje rresht në kampionat dhe me 20 pikë të grumbulluara ndodhet në vendin e parafundit, të 17-in nga 18 skuadra që ka Bundesliga 1. Për ironi të fatit në vendin e fundit ndodhet Karlsruhe e Edmond Kapllanit. Në ndeshjen e fundit Ervin Skela mungoi pasi vinte nga një dëmtim i lehtë me përfaqësuesen shqitpare. Trajneri Bojan Prasnikar beson shumë te kontributi që mund të japë regjisori Ervin Skela në ndeshjen kyçe kundër rivalit direkt për mbijetësë, Arminia Bielefeldit (24 pikë).
Hanoveri, rinovim kontrate me Lalën
Hanoveri ka shprehur dëshirën për të rinovuar kontratën e mesfushorit shqiptar Altin Lala, njëherëhs edhe kapiteni i Kombëtares sonë. Lajmi jepet nga faqja gjermane Spox.de. 33-vjeçari Lala, i cili prej gati 11 vjetësh mbron fanellën e klubit gjerman, pohoi para disa ditësh për faqen zyrtare të FIFA-s, se ai synon të luajë të paktën edhe dy vjet në nivel të lartë në Gjermani. Lojtari më i “plakur” shqiptar që luan momentalisht në Gjemani është 37-vjeçari Fatmir Vata. Ish-sulmuesi i Kombëtares luan për Tus Koblenc i Bundesligës 2 .
Humbet Marseja e Canës në Ukrainë
Olimpiku i Marsejës i kapitenit shqiptar Lorik Cana, humbi 2-0 në Ukrainë me Shahktor Donjeckun, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA, me nga një gol të realizuar në çdo pjesë loje: Hubshman (39’) dhe Jadson (65’). Loriku luajti gjatë gjithë takimit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXVII
11.04.2009, ora 16:30
Tirana-Elbasani (A.Taullai)
Vllaznia-Partizani (S.Jareci)
Dinamo-Teuta (A.Lulaj)
Shkumbini-Besa (K.Meta)
Bylis-Flamurtari (A.Janku)
Lushnja-Apolonia (L.Jemini)
KATEGORIA E PARË
JAVA XXV
11.04.2009, ora 16:30
Dajti-Ada (E.Sino)
Gramozi-Naftëtari (A.Rama)
Skënderbeu-Sopoti (E.Jorgji)
Pogradeci-Turbina (L.Alla)
Bilishti-Laçi (B.Pashaj)
Kastrioti-Burreli (R.Sadiku)
Skrapari-Luftëtari (M.Dervishi)
10 Prill 2009