E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri shpjegon progres-raportin dhe fitoren e Obamës

Nga Tema

Dje doli progres-raporti i BE për Shqipërinë. Flamuri, i cili ishte i qartë se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme, nuk e dinte që do të kishte problem me të. Duke qenë se militantët janë mësuar kohët e fundit se kryeministri thotë që vlerësimet ndërkombëtare janë të shkëlqyera për qeverinë, ia behën para selisë. Kërkojnë sqarime si gjithmonë. Njëri prej tyre ishte i çuditur nga ambasadori i BE, Lohan.

- ǒo mo ai ambasador këtu që flet kot më kot? Ka thonë që ky progres-raporti është si ajo puna e gotës së mbushur gjysmë që mund ta lexosh si të duash. Si o kjo punë mor burrë? Se ai e ka ene emrin progres-raport. D.m.th., Evropa na ka dal borxhit dhe emrin ia ka vu në rregull.

- Në rregull është mor burrë, ç’të të them unë, - i tha Flamuri. - Gjysma plot dihet që janë punët e qeverisë, gjysma bosh janë punët e opozitës.

- E pra, se s’ka mundësi. Po ça thoshte aty, i rreshtonte gjithë punët e qeverisë?

- Po, po të gjitha.

- Ene Gërdecin e kishte quajt punë qeverie.

- Po, po, edhe Gërdecin. Nuk thotë që është ndonjë arritje e madhe, por ia ka lënë si punë drejtësisë tani e tutje. Qeveria ka kry punë me Gërdecin.

- E pra, se s’ka mundësi. Kanë bo çunat gjithë atë punë aty e me ua hedh posht kot. Ene pse? Se shpërthyen ca bumje e vranë ca vetë. Po të ruheshin o njerëzit, ça faji u kishin çunat? Kishin gjithë ato muj që punonin aty pa asnjë problem. Gjëra që ndodhin ato. Pash zotin, e ka thonë ndonjë fjal të mirë për çunat që kanë punu aty?

- Jo mor burrë, s’përmend emra raporti, por vlerëson progresin në tërësi.

- Si, asnjë fjalë? As për Rafin, as për Zenin, as për kënd?

- Jo, jo, se nuk përmend emra si raport. Vetëm thonë ka bo progres.

- E pra, atë them dhe unë, se ata janë djem flori. I kan bo gjithë punët me zemër. Dhe në Rinas kan punu me zemër. Ishte njoni, një kaur, një Trebicka, e zbun atë, se bënte naze. I thanë ik, se e bëjmë vetë dhe këtë punë, s’kena nevojë për ty. Ene e bon vërtet. As u mërzitën fare për atë punë. Janë tregu djem të zotë. Duhet t’ua kishin përmend emrin. S’ka pse ia lonë gjithë punët drejtësisë. Ndonjë lavdërim mund ta kishin bo dhe vet, po hajt mo. Këto evropianët s’i kam pas qejf kurrë.

- S’ke ç’i bën, - tha Flamuri. - I kemi si detyrime këto të Evropës, por nuk është se ka noj rëndësi.

- E pra, atë them dhe unë, se këta janë të mërzitshëm fort. Allahile si o kjo punë e Amerikës tani që fitoi ky Obama?

- S’di ç’të them, po e lavdërojnë të gjithë. Unë e kam mik, se ai ka marrë sloganin e fushatës sonë “Koha për Ndryshim”. Dhe fitoi. Besoj se kjo është arsye e fortë që të na ndihmojë dhe ne si qeveri. E kemi ndihmu me sloganin.

- E pra, atë them dhe unë. Kur e dëgjova, më shkoi në mendje. Dhe këta rrufjanë amerikanë vjedhin ndonjë çikë thashë. Gjith bota vjedh mor burr, sikur vetëm te ne ka korrupsion. Ne na janë ngjit kot nga pas.

- Ashtu është, po duhet të bëjmë pak kujdes. Na prishi shumë punë ky Fazlliçi me Neritan Sejaminin.

- Ça janë këta mor burrë, se s’i kena digju? Këtë Fazlliçin vetëm në televizor e dëgjumë para do ditësh në parlament, po ai burri s’e zuri në gojë, e ne thamë o rrenë socialiste. A o i vërtet si njeri ky?

- I vërtetë, xhaje. Ene ky Neritan Sejamini i vërtet o. Kanë shku bashkë me ndihmu këtë që humbi në Pensilvania. Dhe kanë humb keq. Kam frikë mos e marrin vesh dhe na qet telashe ky që fitoi pastaj.

- Po mirë mo, ene po e morën vesh, thuaj që kanë shku për këtë femnën, Silvanën, si e ka. Çuna të rinj janë, shikojnë dhe për femna. S’ke pse e pranoni që kanë shku për zgjedhje.

- I kam thënë atij burrit që do na hapin telashe, po s’më ka dëgjuar. I kam thonë, mo t’i shoh këtu rrotull PD ata, ata kan ik në SHBA dhe na kanë bërë më keq akoma.

- E pra, atë them dhe unë, pse nuk ulen të punojnë këtu, i kanë lënë gjithë punët hapur. Rri tallet prokuroria gjithë ditën me pronat e tyre. Të rrijn mo këtu, se ka punë plot. Ka ndryshu Shqipëria. Për tri vite ka bo 50 milionë euro, ça do më ai. S’kan faj këta, keni faj ju që u hapni sytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›