E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, përgjysmohet fondi 500 milionë

 

Aristir Lumezi

Qeveria prek fondin e AKKP-së për të kompensuar 80 pronarë në katër qarqe të vendit. Përmes një vendimi të miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, 57.377 metra katrorë truall të zëna nga ndërtimet pa leje janë kompensuar me çmimin e tregut, në shumën e 2 miliardë 520 milion e 764 mijë lekë të vjetra. Pronarët e tyre ndodhen në qarqet Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë. Pronat e tyre, të cilat ndodhen në zonat informale të këtyre qyteteve, janë zënë nga ndërtimet pa leje, çështje të cilat zgjidhen me procese gjyqësore. Por për të zbutur problemet sociale, që lindin nga mungesa e zgjidhjes së konflikteve në gjykata mes pronarëve të vjetër të tokës dhe zaptuesve të tyre, qeveria ndërhyn përmes gjysmës së fondit, që kishte parashikuar për kompensimin e pronarëve, një shumë që shkonte në 500 milionë lekë të reja. "Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, "Përkthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar", thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Këshilli i Ministrave i kërkon Zyrës qendroret Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të bëjë kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi shteti. Në këtë mënyrë qeveria ka ndërhyrë duke zgjidhur një konflikt gjyqësor mes pronarëve të vjetër dhe të rinj, të cilët kanë zënë pronën, duke blerë në këtë mënyrë pronën e 80 pronarëve me vlerën e tregut për të vazhduar më tej me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në këto prona. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në qarqe në bashkëpunim me ALUIZNI-n kanë bërë identifikimin e pronarëve të ligjshëm, për territoret ku janë ngritur ndërtimet pa leje. Masa e shpërblimit e parashikuar në këtë projektvendim, është përcaktuar në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të zënë nga objekti pa leje. Vlera e shpërblimit të pronarëve të ligjshëm, është përcaktuar nga agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duke e përllogaritur sipërfaqen që kompensohet si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet dhe asaj që do të shërbejë për kompensim, sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" i ndryshuar. Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

lista e pronareve qe perfitojne

Qarku Shkodër
    1240m2         1.665.867
1.    Sadete Sulejman Sokoli
2.    Sulejman Qamil Sokoli
3.    Sadete Isa Sokoli
4.    Adil Qamil Sokoli
5.    Brahim Muhamet Sokoli
6.    Lutfi Hysni Sokoli
7.    Faik Muhamet Sokoli
8.    Hadije Muhamet Sokoli
9.    Mynir Hysni Sokoli
10.    Nadire Sokoli
11.    Indrit Reuf Sokoli
12.    Serahane Reuf Sokoli
13.    Myrfete Hysni Sokoli
14.    Gjylizar Hysni Sokoli
15.    Behar Merxhan Bekteshi
16.    Fatbardh Merxhan Bekteshi
    2016m2         27.079.578
17.    Hatixhe Ali Kraja     
18.    Ymer Xhaferr Kraja
19.    Qemal Xhaferr Kraja
20.    Bahri Xhaferr Kraja
21.    Beqir Xhaferr Kraja
22.    Enver Xhaferr Kraja
23.    Hava Xhaferr Kraja
24.    Hamide Xhaferr Kraja
25.    Dritan Muhamet Kraja
26.    Fatjon Muhamet Kraja
27.    Afërdita Muhamet Kraja
28.    Fatime Xhaferr Kraja
    1486m2         19.955.494
29.    Liljana Jubica
30.    Besnik Jubica
31.    Maliq Jubica
32.    Shpresa Jubica
33.    Avni Jubica
34.    Kujtim Jubica
    508m2         6.823.274
35.    Esat Musa Huti    
36.    Fatime Musa Huti
37.    Qothere Musa Huti
38.    Halim Musa Huti
39.    Bake Musa Huti
40.    Xhemal Musa Huti
41.    hadije Musa Huti
42.    Shyrete Musa Huti
43.    Nazire Brahim Huti
44.    Vera Fuad Huti
45.    Flutura Fuad Huti
46.    Vidushe Fuad Huti
47.    Fatbardha Fuad Huti
48.    Hysen Fuad Huti
49.    Suzana Fuad Huti
50.    Diana Fuad Huti
    1527m2         20.508.768
51.    Hatije Anamali
52.    Ruzhdie Anamali
53.    Reshit Anamali
54.    Izet Anamali
55.    Gëzim Anamali
56.    Meleqe Anamali
57.    Astrit Anamali
58.    Gjylafere Anamali
    584m2        7.853.279
58.    Farida Ramadani
59.    Florid Ramadani
60.    Holta Ramadani

Qarku Vlorë
    4525m2        65.123.800
61.    Hyjri Isaraj
62.    Osmen Isaraj
63.    Lavdosh Isaraj
64.    Nazmi Isaraj
65.    Kimete Isaraj
66.    Veride Isaraj
67.    Artan Isaraj
68.    Liljan Isaraj
    822m2        12.102.306
69.    Meleqe Zotaj
70.    Teuta Zotaj
71.    Hektor Zotaj
72.    Luan Zotaj
73.    Shqiponja Zotaj

Qarku Elbasan
    1284m2        15.579.843
74.    Shefikat Bevapi   
75.    Kujtim Bevapi
76.    Burbuqe Bevapi
77.    Egjime Bevapi
78.    Kamber Bevapi

Qarku Tiranë
    32451m2    45.172.307
79.    Meme Mehmet Luga
    10932m2    15.217.344
80.    Tomorr Xhemal Luga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›