Kikson Barcelona, Reali në + 7

Tri ditë pasi Barcelona eliminoi Real Madridin nga Copa del Rey, kampioni i La Ligas ia zbehi vetes shanset për titullin e katërt me radhë duke barazuar 0-0 në Villarreal të shtunën.
Barcelona mbeti shtatë pikë prapa Realit që më herët fitoi 3-1 ndaj Real Zaragozas. Te Barcelona, Lionel Messi humbi një rast të mirë në pjesën e parë kurse Cesc Fabregas goditi transversalen, në rastet më të mira të gjigantit katalan.
Kurse, Reali u desh të rikthehet nga disavantazhi i hershëm në minutën e 11-të kur Angel Lafita kaloi Zaragozan në epërsi, dhe bëri rikthim sensacional duke barazuar nëpërmjet Leite Kakas, kaluar në avantazh me golin e Cristiano Ronaldos dhe siguruar fitoren pas shënimit të Mesut Ozilit.