E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi drejt Kinës

Hamdi Salihi karrierën mund ta vazhdojë në Kinë. Sipas medieve austriake, skuadrës së Rapid Vjenës i ka ardhur një ofertë joshëse nga ekipi kinez, Changchun Yatai, i cili dëshiron ta transferojë sulmuesin shqiptar.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri Stefan Ebner. “Tash varet nga Salihi se a dëshiron të luajë në Kinë”, ka thënë Ebner për ueb faqen relevant.at.

Ndërsa ish-sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës dhe Tiranës ka lënë gjithçka të hapur. “Do të shohim se çfarë oferte është për mua”, ka deklaruar reprezentuesi i Shqipërisë.

Në anën tjetër, e përditshmja shqiptare sportive, Panorama Sport, të shtunën shkruante se 28-vjeçari tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën kineze. Sipas tyre, Salihi do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me Changchun Yatain, derisa pritet të përfitojë rreth 1.3 milion euro në vit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, për shërbimet e përfaqësuesit shqiptar, interesim kanë shprehur dy klubet më të mëdha skoceze, Glasgow Rangers dhe Celtic Glasgow si dhe ekipi gjerman, Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›