E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri zbulon grup armiqësor në regjinë e Konventës

Nga Antena brenda familjes

Flamuri kaloi dje gjithë paraditen me përgatitjen për Konventën elektorale. Duhej doemos të bëhej një gjë që të mbetej në mendje. Me dekorin dhe sallën ishte marrë vetë pikë më pikë. Regjinë televizive ia kishte marrë Frangajt. Kishte shumë dyshime për këtë punë, po s’kishte ç’t’i bënte atij burrit. Pastaj iu prish gjaku te protokolli. Do fliste dhe Lul Basha, dhe ajo gruaja. Kjo ishte katastrofë. Po pse duhet të fliste Lul Basha xhanëm, s’e kuptonte. Ajo gruaja ishte bërë xhind. Kishte bërë disa përpjekje për ta hequr, po s’kishte mundur. Në fund u vendos që do flasë. Dhe foli. Pas fjalës së tij, ajo gruaja ishte bërë dhe më xhind akoma.

- A e dëgjove mor Flamur atë plehën, që i thotë Berishës: “Na udhëhiq!” Ai me u ba servil në atë farë feje. Po ai duhet rrasë në burg mor, mos me dalë më prej andej. Si mor guxon ai me i thanë Berishës “Na udhëhiq!” Po pse mor, s’e dimë ne që Berisha do të na udhëheqë, por ai servil i ndyrë do me ra në sy. Si me kenë burri pederast. Po xhanëm prej Holande ka ardhë, se mos din gja tjetër me ba.

- E pashë, e pashë, - tha Flamuri, - s’kisha ç’t’i bëja. Dhe regjia na shkatërroi.

- Pse, ç’ka ka ba regjia...?

- Sikur e ka bërë Rama, - tha Flamuri. - Ai burri fliste për qeveri në dietë, kamera tregonte Olldashin duke qeshur, Boden duke hapur gojën dhe ty të inatosur...

- Ashtu?! E kush na e ka ba këtë regji?

- Sandër Frangaj e ka bërë.

- Ai katunar e ka bërë. Por s’ka faj ai, kur e len ky me ba ç’ka don. Po s’do mend që ashtu do bajë. Natë e ditë rrin me Lul Bashën. Me siguri i thotë ai. Plehna e dreqit! Na ka futë dhe atë Mesila Dodën në listë dhe ka hapë llafe që e ka fut Jozefina. Plehi i dreqit! Ai merr pare për licenca dhe deputetë e flet në emnin tem. Ma ka ba dhe herë tjetër këtë ai plehën.

- S’di ç’të them, - i tha Flamuri. - Dhe mua më duket e rëndë.

- Po mor, ia bajnë Olldashit me kasetën, se dun me e futë në sherr me atë burrin, demek që qesh kur flet ai. Se Ridvani flen përnjimend. S’ka lidhje me atë burrin. Unë kam kenë e nevrikosun përnjimend me atë plehun, Bashën, që tha ashtu për atë burrin, që tha: “Na udhëhiq!” Pse mor ne s’dijmë me i thanë na udhëhiq. Por ka njeriu pak cipë. Ai është plehën krejt.

- Ti e ke bërë tënden, - i tha Flamuri, - i ke thënë Ati i Shqipërisë moderne.

- Po mor po, unë s’jam servile si ai plehna që i thotë Berishës na udhëhiq. Plehna, e ka zanë frika se mos e udhëheq dikush tjetër. Hajt pa ta shofi më këtë parti, kur të ikë ai burri.

- Dhe regjia, kur fliste ai, - tha Flamuri, - e mbante vetëm atë në ekran. Si me qenë njeriu më i madh i Shqipërisë.

- Po mor po, e ka shok ai Frangajn ndaj. Po kam me ia diftu unë atij.

- Unë them që po dolëm keq në Lezhë, t’ia hedhim fajin Frangajt, - tha Flamuri, - se ai M...M... që kemi vënë ne, s’ka lidhje me Lezhën.

- O puna asht mos me hup, se po hupëm, di unë ç’ka u bëj ktyne plehnave.

- S’e di, - tha Flamuri, - por puna është shumë keq. Nga regjia e kuptova se ata po punojnë kundër nesh. Duhet me marr masat, se po na marrin partinë.

- Hajt se ta po ua tregoj unë vendin tash. Se boll e pata Majlinda Bregun dhe kjo Mesila më duhej tani. Ma ka futë ai plehën, dhe bën si mik.

- Ai ia ka mbushë mendjen atij burrit dhe me folë prapë për duart e pastra, - tha Flamuri. - Duhej ndryshuar ndonjë gjë, se sikur s’ka lezet me i gënjy dy herë njësoj njerëzit.

- Çfarë me i ba atij mor? Ai s’nigjon. Ça me i ba? Duart e pastra tash s’i han kush me atë që ka vjedhë Lul Basha. Ajo Ina Rama, në vend se me e futë këtë brenda, shkon merret me Gërdeca e me Fazlliça. S’asht n’vete. Por ndaj i serviloset ai plehën atij, i thotë “Na udhëhiq”, d.m.th., na mbro, se s’ka nevojë me udhëheq njeri në demokraci, ka parlament, ka ligje, ka institucione, por ai don me e mbrojtë. Ai është servil, ai duhet me u shkatërru.

- S’di ç’të them, - tha Flamuri. - Njëherë s’u mora vetë me të gjitha punët, na iku nga duart. Fjalimet ndryshe, regjia ndryshe, duhet ta mendojmë këtë punë. S’ishte as ai M...M... të na jepte ndonjë mendje, se ai ka qenë në shtab elektoral të Edi Ramës më 2007-ën dhe merr vesh nga këto punët e regjisë.

- Ai ka kenë me Edi Ramën? Po pse mor s’ma ke thanë?

- S’ka problem, - tha Flamuri, - ne menduam se e more të zbusje marrëdhëniet me grupin e Bamirit, se ky është kunati i atij Shehrit.

- Unë me zbutë marrëdhëniet me Bamirin?! A je i marrë, a je prej Puket?

- Jo, jo, unë jam prej Novoseje, po mendova që dhe këtë e dije....

- Qysh mor paskam marrë unë njeri të Bamir Topit e s’e kam ditë. Kuku. Si e ka ky M... M..., pse i thu M... M...?

- Na ka ngelë nga koha e atij burrit në opozitë, kur i thoshte Muç Muçit.

- A përnjimend, tash u kujtova dhe unë. Kuku si me ja ba tash, M... M... keka i Bamirit. Po më pëlqeka me i thënë M... M... tash e tutje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›