E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari-Vllaznia, Lutaj dhe Josa bëjnë llogaritë

Kuqezinjtë duan të konfirmohen pas fitores me Pogradecin. Shkodranët duan të mos lënë më pikë rrugës

E hëna sjell frymë të re në përgatitjet për fundjavën, por në Vlorë dhe në Shkodër as që e kanë mendjen te Kupa e Shqipërisë. Arsyeja? Flamurtari-Vllaznia është padyshim ndeshja e javës, por përveç kësaj, Lutaj edhe Josa janë ulur në skaje të kundërta. Nëse i pari është qetësuar disi pas fitores ndaj Pogradecit, i dyti ka ende presionin e ambientit kuqeblu pasi fitorja mungon prej 2 javësh. “Kemi arritur një fitore mjaft të merituar. Kemi pasur mundësinë që ta zhbllokonim ndeshjen qysh në pjesën e parë, kemi goditur katër herë shtyllën dhe dukej se fati nuk ishte në anën tonë. Gjithsesi, në pjesën e dytë kemi realizuar dy herë, duke marrë kështu tri pikë, që ishin edhe objektivi ynë për këtë ndeshje. Siç edhe e patë, Flamurtari e dominoi atë krejtësisht gjatë gjithë 90 minutave, dhe kjo u duk qartë në rastet e regjistruara. Tani mund të mendojmë për ndeshjen e radhës, ku do të luajmë sërish në shtëpi në një takim më të vështirë, përballë Vllaznisë. Me lojën e treguar dhamë një sinjal se jemi në rrugë të mbarë, por nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë raste në një ndeshje,” komenton trajneri Edmond Lutaj situatën në kampin kuqezi.

Nga ana tjetër, Mirel Josa ka dashur të vendosë një gur sipër 90 minutave kundër bardhebluve dhe të fokusohet në dy ndeshjet e radhës, ku natyrisht, Flamurtari do të zërë një vend shumë më të madh në mendimet e tij. “Tirana tani është kapitull i mbyllur dhe për ne vlen kjo ndeshje, vetëm për të parë se çfarë duhet të riparojmë për të ardhmen. Po mendojmë për ndeshjet e radhës. Fillimisht do të përballemi me Elbasanin në Kupë e më pas do të luajmë kundër Flamurtarit. Rëndësi ka të përqendrohemi maksimalisht e të marrim më të mirën nga këto dy takime,” deklaron trajneri kryeqytetas i Vllaznisë.

Java VI

Pogradeci – Shkumbini

Laçi – Dinamo

Kamza – Tomori

Teuta – Skënderbeu

Kastrioti – Apolonia

Tirana – Bylis

Flamurtari – Vllaznia

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Teuta 5 4 0 1 12

2. Tirana 5 3 1 1 10

3. Kastrioti 5 3 0 2 9

4. Flamurtari 5 3 0 2 9

5. Laçi 5 2 2 1 8

6. Vllaznia 5 2 1 2 7

7. Bylis 5 2 1 2 7

8. Shkumbini 5 2 1 2 7

9. Apolonia 5 2 1 2 7

10. Skënderbeu 5 1 3 6

11. Pogradeci 5 2 0 3 6

12. Kamza 5 1 1 3 4

13. Tomori 5 1 1 3 4

14. Dinamo 5 0 2 3 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›